Njeri i merituar në vendin e duhur

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 25, 2020 15:25

Njeri i merituar në vendin e duhur

Valmir Aziri vazhdon sekretar shtetëror në Ministirnë e Kulturës në një mandat të ri. Me këtë rast, Aziri ka komunikauar opinionin publik.  

“Dyert e Ministrisë së Kulturës, gjegjësisht zyra e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës, është e hapur për të gjithë, ngelemi të përkushtuar në përpjekjet tona që të jemi adresa e të gjithëve si dhe administrata e kësaj ministrie të jetë në shërbim të qytetarëve”, shkruan Aziri.

Flaka ua sjell të plotë komunikimin e tij”  

Të nderuar qytetar, të nderuar kolegë artistë.
Kam rimarrë mandatin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pozitë kjo që shton përgjegjësitë dhe detyrimet ndaj komunitetit artistik, ndaj kolegëve në Ministrinë e Kulturës dhe kolegëve në Institucionet Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ju sigurojë që e gjithë përvoja ime e fituar në vitet paraprake dhe gjithë potenca ime intelektuale e artistike do të vihet në shërbimin tuaj.
Kërkoj mirëkuptim dhe njëkohësisht ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen, besimin dhe mbështetjen e ofruar. Besojë që në katër vitet e ardhëshme do të dëshmojmë edhe njëherë devtoshmërinë dhe seriozitetin e punës tonë në këtë Institucion. Dyert e Ministrisë së Kulturës, gjegjësisht zyra e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës, është e hapur për të gjithë, ngelemi të përkushtuar në përpjekjet tona që të jemi adresa e të gjithëve si dhe administrata e kësaj ministrie të jetë në shërbim të qytetarëve.
Ju falemenderoj dhe Ju uroj shëndet e suksese të gjithëve në këtë kohë pandemie.

Të nderuar qytetar, të nderuar kolegë artistë.Kam rimarrë mandatin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës së…

Posted by Valmir Aziri on Friday, September 25, 2020

 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 25, 2020 15:25