Njeriut më të shpejtë në botë i zhduken miliona dollarë nga llogaria

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 14 Janar, 2023 17:57

Njeriut më të shpejtë në botë i zhduken miliona dollarë nga llogaria

Miliona dollarë kanë avulluar nga llogaria e legjendë së Atletikës në botë Usain Bolt.

Menaxheri i tij, Nugent Walker ka thënë nëpër një gazetë xhamajkane se Komisioni i Shërbimeve Financiare në bashkëpunim me policinë ka nisur hetimin për rastin.

Paratë e munguara në llogarinë e tij u vunë re në datën 11 Janar të këtij viti.

Mësohet se autoritetet policore po hetojnë një punonjës të fondit të investimeve SSL (Stocks and Securities Limited).

Bolt është kampion olimpik tetë herë. Gjithashtu, ai ka rekorde botërore respektivisht në stafetën 100m, 200m dhe 4x100m. Bolt është pa dyshim, atleti më i madh i sprintit të të gjitha kohërave. Atij iu deshën vetëm 9.58 sekonda në Kampionatin Botëror të Atletikës në Berlin 2009 për të bërë histori në 100 metra. Asnjë vrapues nuk ka vrapuar 100 metra në 9.58 sekonda ose më pak, duke e bërë Bolt një atlet të veçantë. Ai kishte arritur shpejtësinë maksimale prej 44.72 km/h në shtrirjen 60-80 metra, shifra që i përshtaten njeriut më të shpejtë në botë.

36 vjeçari u tërhoq nga sporti në vitin 2017. Lidhur me rastin e parave të humbura, ai s’ka dhënë ende asnjë deklaratë për mediat.

Drin Zenku
Publikuar nga Drin Zenku 14 Janar, 2023 17:57

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare