Njihuni me lartësinë e pagave që merr kabineti qeveritar!

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2022 22:50

Njihuni me lartësinë e pagave që merr kabineti qeveritar!

faqen zyrtare të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e publikuar është lista me lartësinë e pagave të Kryetarit të Qeverisë, Zëvendëskryetarëve dhe Ministrave, njofton Flaka. Nga qeveria thonë që: “Si pjesë e përpjekjeve të Qeverisë për transparencë më të madhe digjitale, në këtë faqe mund të kontrolloni lartësinë e pagave të pjesëtarëve të kabinetit qeveritar”.

Shuma e pagave të ministrave është e dhënë publike. Në këtë drejtim, Flaka ua sjell të dhënat mbi pagën neto të paguar për muajin dhjetor të vitit 2020 të anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Dimitar Kovaçevski, Kryetar i Qeverisë: 88.260,00 denarë, apo 1.435 euro.

Artan Grubi, Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive: 70.478,00 denarë, apo 1145 euro.

Slavica Gërkovska, Zëvendëskryeministër i angazhuar për politikat e mirëqeverisjes: 73.045,00 apo 1.187 euro.

Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike: 71.762,00 denarë, apo 1.166 euro.

Bojar Marçiq, Zëvendëskryeministër Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane: 69.197,00 denarë, apo 1.125 euro.

Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme: 70.478,00 denarë, apo 1.145 euro.

Slavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes: 72.989,00 denarë, apo 1.186 euro.

Nikola Tupançevski, Ministër i Drejtësisë: 76.252,00 denarë, apo 1.239 euro.

Fatmir Besimi, Ministër i Financave: 70.799,00 denarë, apo 1.151 euro.

Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë: 68.555,00 denarë, apo 1.114 euro.

Lupço Nikolovski, Ministër i Bujqësië, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave; 68.876,00 denarë, apo 1.119 euro

Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë: 68.555,00 denarë, apo 1.114 euro.

Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës: 69.197,00 denarë, apo 1.125 euro.

Jovana Trançevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale: 72.083,00 denarë, apo 1.173 euro.

Goran Milevski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale: 70.799,00 denarë, apo 1.151 euro.

Bisera Kostadinovska – Stojçevska, Ministre e Kulturës: 68.235,00 denarë, apo 1.118 euro.

Blagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve: 68.555,00 denarë, apo 1.114 euro.

Naser Nuredini, Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor: 65.989,00 denarë, apo 1.072 euro.

Admirim Aliti, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës: 67.914,00 denarë, apo 1.104 euro.

Xhemail Çupi, Ministër pa resor përgjegjës për diasporë: 64.970,00 denarë, apo 1.056 euro.

Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme: 86.324,00 denarë, apo 1.403 euro.

Nga të dhënat e pubikuara, paga më e madhe shkon për Kryeministrin Kovaçevski, i cili në muaj pranon 1.435 euro. Pason Oliver Spasovski me 1.403 euro. Këtij të fundit, i është përcaktuar rritje për 20% të pagës së përcaktuar për kryerjen e funksionit. Paga më e ulët shkon për Xhemail Çupi, Ministër pa resor përgjegjës për diasporë i cili në muaj pranon 1.056 euro. Kryesisht, rroga mesatare e ministrave varijon në 1.100 euro, llogaritur pagën neto dhe përvojën në punë. Flaka

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2022 22:50
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.