Njihuni me pesë veturat ekonomike më të mira të vitit 2018

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 11 Shtator, 2018 22:56

Njihuni me pesë veturat ekonomike më të mira të vitit 2018

Tregu i ri europian i makinave po lulëzon, në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 kanë pasur shitje të madhe të tyre.

Shifrat e lëshuara nga JATO zbulojnë se ishin regjistruar 8.66 milionë makina në mes të janarit dhe qershorit.

Vendi i parë i takon Volkswagen Golf i cili konsiderohet gjithëpërfshirës, njofton Klan Kosova.

Nëse kjo shifër e përgjithshme nuk është mjaft e shquar, regjistrimet e përgjithshme rriten me 8% nga viti në vit.

Megjithëse ka pasur një rënie prej 26 për qind në regjistrimet e naftës në Golf, kjo u kompensua nga një rritje prej 29 për qind në regjistrimet e benzinës.

Golf deri më tani ishte makina më e shitur në Gjermani, Austri, Luksemburg, Letoni dhe Belgjikë. Jo keq për një model që është tani në vitin e tij të shtatë.

”Betonimi” në vendin e  dytë me një diferencë të rehatshme i takon Renault Clio-s, që e bënë veturë mjaft të njohur në Evropë. Mirëpo për ta bërë të arsyeshëm këtë pozitë në “list” është kujdesur gjiganti Renault duke e ofruar këtë model për një cmim shumë të arsyeshëm.

Volkswagen nuk është mjaftuar vetëm me vendin e parë duke zënë edhe pozitën e tretë në këtë listë me modelin Polo.

Një veturë e vogël që mundson gjetje të lehtë  të parkingut e komoditet në vozitje duke e bërë mjaft të shitur përafërsisht 1 milion në një njësi sipas motoringResarch, përcjell KlanKosova.

Ford Fiesta mund të jetë makina më e shitur në Britani të Madhe, duhet të jetë e kënaqur me vendin e katërt në Evropë,  Ford me një model special e formë interesante ka bërë shumë blerës për vete jo vetëm në Britani.

Ndërsa i fundit por jo për nga rëndësia në këtë radhitje vjen Nissan me modelin Qashqai.

Nissan Qashqai mbetet një ndër veturat më të popullarizuara në Evropë, por regjistrimet janë ulur për një për qind pasi prodhuesit hasën në një grup gjithnjë në rritje të konkurrentëve.

Duke u ndjekur nga Tiguan që është vetëm 5.000 regjistrime prapa , mbetet të shihet se a mund që VW të rrëzojë Nissanin nga kjo pozitë apo jo.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 11 Shtator, 2018 22:56