Noruiçi i Rashicës, me sulmin e mbrojtjen më të dobët
Skuadra e Milot Rashicën, Noruiçi, pas 10 xhirove të zhvilluara gjendet në pozitën e fundit të tabelës në Premierligë. Në 10 ndeshje, skuadra angleze nuk ka arritur ta shijojë fitoren, ndërsa ka regjistruar vetëm dy barazime, duke mbetur tetë pikë larg vendeve që sigurojnë mbijetesën.
Milot Rashica në ndeshjen e kësaj fundjave arriti të bënte një asist, të parin në këtë sezon, në humbjen 1:2 ndaj Lids Junajted. Mirëpo Noruiçi, në 10 ndeshjet e zhvilluara, ka vetëm tre gola të shënuar, shifër shumë e vogël krahasuar me numrin e ndeshjeve.
Përveç që ka dukshëm më së paku gola të shënuar në ligë, Noruiçi ka edhe mbrojtjen më të dobët në këtë sezon të Premierligës. Portieri Krul e ka nxjerrë topin nga rrjeta plot 25 herë, që i bie një mesatare prej 2.5 gola të pranuar për ndeshje.