Nuhiu flet për simptomat e koronavirusit: Nuk ndjej asgjë, kam humbur shijen

Nuhiu flet për simptomat e koronavirusit: Nuk ndjej asgjë, kam humbur shijen

Ditë më parë, skuadra e Renovës dhe Shkëndijës, konfirmuan se 7 anëtarë të tyre janë prekur nga virusi “Covid 19”. Drejtori sportiv i Klubit Futbollistik “Renova”, Fisnik Nuhiu për ALSAT pranoi se është njëri ndër personat e prekur dhe se aktualisht është në vetizolim.

Drejtori sportiv i Klubit Futbollistik “Renova” Fisnik Nuhiu, është njëri ndër 5 personave te kjo skuadër që kanë dal pozitiv në testet me virusin “Covid 19”.

Kemi tre futbollist, një prej ekonomave që kujdeset për mirëmbajtjen e objektit dhe futbollistëve, një anëtarë kryesie, që tani nuk do ta fshehi, por do ta them, sepse bëhet fjalë për mua. Jam unë ai që është pozitiv, do të thot se jemi 5 anëtarë të KF Renova. I gjithë klubi është në vetizolim”, tha Fisnik Nuhiu, drejtori sportiv i KF Renova.

Nuhiu është 37 vjeçar dhe deri më tani thekson është përballur me çdo lloji të gripit, por tani ka simptome të çuditshme.

Unë kam disa simptome që i kam 4 ose 5 ditë dhe çdo gjë që ha, nuk e ndjejë, asgjë. Nuk kam as shije, nuk ndjejë ndonjë erë, asgjë, asgjë nuk ndjejë. Kam pasur disa ditë kokë dhimbje shumë të mëdhaja që nuk ma kanë ndaluar as barërat…”, theksoi Fisnik Nuhiu, drejtori sportiv i KF Renova.

Nuhiu nuk beson se ka kushte për vazhdimin e sezonit me këtë gjendje që është Renova, pasi që në kushte ideale dhe me testet negative pas 14 ditë, kjo skuadër do të ketë 3-4 stërvitje para rifillimit të sezonit. Te Shkëndija do të kërkojnë testet e dyta për 2 futbollistët që dolën pozitiv në Covid 19. Ndërkohë Makedonija Gjorçe Petrov ndërpreu të gjitha aktivitet sportive, në pritje të rekomandimeve nga qeveria dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 2 Qershor, 2020 22:35

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.