Nuhiu: Pesë punonjës të policisë pozitiv me coronavirus

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 10:58

Nuhiu: Pesë punonjës të policisë pozitiv me coronavirus

Zv. ministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu informon se pesë punonjës të policisë kanë dalë pozitiv me coronavirus.

“Virusi Covid-19 ka filluar të godasë Ministrinë e Brendshme. Të konfirmuar kemi 5 punonjës të policisë, kurse në Stacionin policor “Petrovec” ekziston një rrezik i mundshëm!

Ju bëjmë thirrje punonjësve të policisë për ta shtuar kujdesin gjatë përballjes me situatën e krijuar!”, shkruan Nuhiu në profilin e tij në Facebook

Gjithsej 14 pjesëtarë të policisë nga Stacioni Policor i Petrovecit janë në izolim shtëpiak pasi që kanë pasur kontakte me persona tashmë të infektuar me Covid-19, informon “Alsat”.

Shtatë prej tyre janë me rrezik të lartë, derisa shtatë të tjerët me rrezik të mesëm dhe gjenden në vetizolim.

Mësohet se dy rastet e fundit me coronavirus në polici janë paraqitur në policinë e trafikut ku tashmë gjithsej ka 5 persona të diagnostifikuar me Covid-19.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 30, 2020 10:58