Vetëm brenda 24 orëve rreth 11 mijë qytetarë kanë shprehur interesim për tu vaksinuar kundër gripit stinor. Pavarësisht interesimit të lartë, Ministria e Shëndetësisë ende nuk e di se kur do të fillojë vaksinimi. ALSAT drejtoi pyetje deri te ky dikaster, ndërsa shkurt u përgjigjën se çdo kush që ka bërë termin do të njoftohet përmes sms porosisë, pa mos saktësuar datën e fillimit të procesit. Nga “Termini im” thonë se grup mosha mbi 65 vjeçare ka shprehur interesim më të lartë.
“ Gjatë ditës së djeshme, 10.121 qytetarë kanë shprehur interesim për vaksinim kundër gripit stinor. Nga ky numër, interesim më i lartë vërehet te qytetarët mbi 65 vjeç, përkatësisht 6446, prej të cilëve shumica janë nga Shkupi. Për vaksinat komerciale ka interesim përmes faqes vakcinacija.mk. Pacientët të cilët janë paraqitur përmes kësaj faqe do të marrin sms porosi për kohën e saktë dhe pikën e vaksinimit, për terminin e caktuar”, njoftojnë nga Termini Im.
Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup thotë se presin nga Ministria e Shëndetësisë të ju jap dritë jeshile për të filluar me vaksinimin. Çmimi prej 800 denarësh i vaksinave komerciale, me shumë gjasa nuk do pësojë rritje por do vazhdojë të jetë i njëjtë.
“ Ne do të kemi 4000 doza dhe këto janë doza komerciale dhe më shumë iu nevojiten personave që janë jashtë atyre grupeve që parashihen nga ministria. 3:09 Nëse më pyesni a po vonohemi me këtë proces, përgjigja do të ishte jo, sepse nevojitet 2-3 javë pas aplikimit të vaksinës, që personi të ketë arritur imunitetit. Kur e dimë se piku i gripit sezonal është në muajin janar, gjatë muajit nëntor apo deri në fund të nëntorit mund të kryhet vaksinimi kundër gripit sezonal”, tha Besim Zeqiri, Drejtor i QSHP Shkup.
40,000 doza të vaksinave pa pagesë i dedikohen kategorive të rrezikuara të qytetarëve të cilët për ta marrë falas duhet të caktojnë termin përmes mjekut amë. Të gjithë qytetarët e tjerë duhet të paguajnë 800 denarë dhe të njëjtën mund ta marrin pa termin të caktuar. Kjo vaksinë para së gjithash iu rekomandohet të sëmurëve kronik mbi 65 vjeç, grave shtatzëna, fëmijëve nga mosha 6 muaj deri në 5 vjeçare si dhe të punësuarve shëndetësorë. Vaksina kundër gripit mund të merret 14 ditë pas asaj kundër virusit korona./ Alsat