Nuk do të ketë lista të pavarura të deputetëve në zgjedhjet parlamentare

Desk
By Desk March 7, 2020 20:14

Nuk do të ketë lista të pavarura të deputetëve në zgjedhjet parlamentare

Në mesnatë skadoi afati për grumbullim të nënshkrimeve për lista të pavarura dhe sipas të dhënave nga Komisioni shtetëror zgjedhor nuk do të ketë asnjë listë të pavarur të deputetëve, sepse nuk është përmbushur kushti për njëmijë nënshkrime.

KSHZ informon se asnjë nga gjashtë bartësit e pavarur të cilët u paraqitën deri në skadimin e afatit, asnjëri nuk ka grumbulluar më shumë se 553 nënshkrime të qytetarëve, nga njëmijë të nevojshmet.

Më së shumti nënshkrime, 553, grumbulloi lista e grupit të zgjedhësve të kryesuar nga Goran Taskovski, në Njësinë zgjedhore 5.

Bartësit e tjerë të listave të pavarura ishin Emilia Geleva, Igor Cvetkovski, Zoran Mijallkov, Petar Kotevski dhe Ismail Bojda.

Desk
By Desk March 7, 2020 20:14