“Nuk e di nëse do të hapim negociatat në mars”, ja kush e thotë

Desk
By Desk December 24, 2019 22:38

“Nuk e di nëse do të hapim negociatat në mars”, ja kush e thotë

Presidentin Stevo Pendarovski gjatë intervistës së fundvitit në Alsat tha se ai nuk është i sigurtë për hapjen e negociatave në mars. Ai e justifikoi këtë me rrëmujën që po ndodh me metrologjinë e re që po mundohet të fusë Franca për vendet e reja që duan të anëtarësohen tani në BE.

“Nuk varet nga unë, nga ne, ne jemi jashtë dhe presim ndërsa atje 28 vende anëtare duhet të pajtohen. Informatat e para që i kemi rreth metodologjisë së re të propozuar nga ana e Francës thonë se të paktën 11 vende anëtare kanë amendamente për këtë. 9 vende anëtare dalin me propozim tërësisht të ri. Ajo që ai ma tha është se në janar do të dëshironte të kemi metodologji të re të miratuar nga Komisioni, ndërsa më të voni në mars. Megjithatë mendoj se edhe francezët nuk e dinë kur propozimi i tyre mund të votohet formalisht në Komision. Madje pas kësaj do të shkonin me vendim politik”, tha Pendarovski.

Desk
By Desk December 24, 2019 22:38