Nuk e kishim imagjinuar, pse bebet nuk dridhen kur kanë ftohtë?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 19:32

Nuk e kishim imagjinuar, pse bebet nuk dridhen kur kanë ftohtë?

Nëse ne të rriturit kur ndjejmë të ftohtin fillojmë të dridhemi, si një mekanizëm për tu ngrohur, bebushat nuk e bëjnë.

Keni parë ndonjë bebe të dridhet kur ka ftohtë?

Jo, sepse s’e bëjnë dhe shkenca ka një shpjegim specifik për këtë. Dridhja që shpesh bëjmë ne të rriturit shkakton zgjerim të muskujve dhe kontraktim të shpejtë të tyre, gjë që çon në rritjen e temperaturës së trupit.

Por ndryshe nga ne, bebet kanë një lloj përbërjeje yndyrore që i ndihmon ata të mos kenë ftohtë. Në qafë, kraharor dhe shpatull ata kanë një element që quhet “yndyra kafe”, e cila djeg kalori dhe çliron nxehtësi.

Kjo substancë humb me kalimin e viteve, edhe pse mbetet në sasi shumë të vogla. Ekspertët kanë zbuluar se kjo substancë është në nivele më të larta tek njerëzit e dobët krahasuar me ata mbipeshë, pasi “yndyra kafe” në vend që të grumbullojë masë dhjamore, e djeg atë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 19:32