Nuk është e vërtetë që gjenerali Zaluzhni mbante një byzylyk me simbole naziste

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2022 13:41

Nuk është e vërtetë që gjenerali Zaluzhni mbante një byzylyk me simbole naziste

Zaluzhni shfaqet në disa foto me të njëjtin byzylyk, por nuk paraqet një svastikë, siç pretendohet në postim, por një simbol skandinav. Kjo foto, meqë ra fjala, është publikuar më 17 mars 2022 nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. Kontrolluesit e fakteve të huaja gjetën një byzylyk të tillë për shitje në internet në një dyqan online. Është një byzylyk i ashtuquajtur Viking, i cili mund të personalizohet dhe pllakat mund të zgjidhen individualisht. Pllaka e zgjedhur nga Zaluzhni, për të cilën thuhet rrejshëm se ka një simbol nazist, në fakt është një pllakë argjendi me motive skandinave. Por duke kompresuar foton, cilësia e saj zvogëlohet deri në pikën e një iluzion optik që i ngjan një svastike

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin thuhet se komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, gjenerali Valeri Zaluzhni, ka pozuar i veshur me byzylyk me svastikë(simbol nazist), ndërsa foton e ka postuar vetë në Twitter. Në tekstin e shpërndarë si pjesë e postimit, thuhet se byzylyku ​​që Zaluzhni mbante në dorë ishte i përbërë nga disa pllaka dhe njëra prej tyre kishte një svastikë.

Kjo është dezinformatë. Zaluzhni shfaqet në disa foto me të njëjtin byzylyk, por nuk ka një svastikë, siç pretendohet rrejshëm në postimin që po shqyrtojmë. Kjo foto, meqë ra fjala, u publikua që në 17 Mars 2022 nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës (mund ta shihni në këtë video nga minuuta 3 e 40 sekonda deri 4 e 13 sekonda).

Kontrolluesit e fakteve të France 24 thonë se e gjetën byzylykun për shitje në një dyqan online dhe ajo që duket të jetë një svastikë në foton e publikuar në postim është në fakt një simbol skandinav. Është një byzylyk i ashtuquajtur Viking që mund të personalizohet dhe pllakat mund të zgjidhen individualisht. Pllaka e zgjedhur nga Zaluzhni, për të cilën thuhet rrejshëm se ka një simbol nazist, është në fakt një pllakë argjendi me motive skandinave (nga 3 40 sekonda në 4 13 sekonda në video).

Përdorues të shumtë në Twitter deklaruan se ishte një iluzion optik, por njëri prej tyre e demonstroi në fakt, duke shpjeguar se simboli duket si një svastikë, jo sepse e përfaqëson atë, por sepse fotografia është ngjeshur dhe zvogëluar, që gjithashtu zvogëlon cilësi, deri në një iluzion optik për t’i ngjasuar një simboli nazist, gjë që në fakt nuk është kështu.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOlsibGlua3RyLmVlIiwidHIuZWUiLCJ0ZXJyYS5jb20uYnIiLCJ3d3cubGlua3RyLmVlIiwid3d3LnRyLmVlIiwid3d3LnRlcnJhLmNvbS5iciJdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdGltZWxpbmVfMTIwMzQiOnsiYnVja2V0IjoidHJlYXRtZW50IiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9lZGl0X2JhY2tlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3JlZnNyY19zZXNzaW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19jaGluX3BpbGxzXzE0NzQxIjp7ImJ1Y2tldCI6ImNvbG9yX2ljb25zIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1579221142627586049&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fvertetmates.mk%2Fne-e-vistina-deka-generalot-zaluzhni-nosel-narakvica-so-svastika%2F&sessionId=cba0f4f86df7c712de4fc778f97926b36ff37d8c&theme=light&widgetsVersion=1c23387b1f70c%3A1664388199485&width=550px

Në videon e mësipërme mund të shihni se si duke kompresuar foton, cilësia e saj ulet, deri në një iluzion optik që i ngjan një svastike.

Ukraina është akuzuar vazhdimisht në mënyrë të rreme për nazizëm

Që nga fillimi i pushtimit ushtarak rus të Ukrainës, Vërtetmatësi ka zbardhur vazhdimisht pretendimet e rreme që e lidhin Zelenskyn me ideologjinë naziste në një mënyrë manipuluese dhe të pavërtetë. Për shembull, këtu mund të shihni se si një material video i publikuar zyrtarisht në faqen e Presidentit Zelensko, me ndihmën e një përkthimi të rremë dhe të shpikur, u vu në funksion të propagandës së rreme se ai kishte darkuar me nazistët nga Azov. Pastaj hodhëm poshtë pretendimin e rremë se Vita Zaverukha ka lidhje familjare me presidentin ukrainas. Gjithashtu, me një foto të montuar në Rusi, u bë një përpjekje e pasuksesshme për të akuzuar Ukrainën për nazizëm.

Ne ekspozuam gjithashtu një përpjekje që Zelenski të paraqitet si nazist, si dhe një pretendim të rremë se simboli që shfaqet në bluzën e tij është nazist. Simboli në bluzën e Zelenskiit u promovua si emblema zyrtare e Forcave të Armatosura të Ukrainës në vitin 2009 dhe shfaqet në faqen e tyre zyrtare dhe faqet e mediave sociale. Është një kryq i drejtë, barabrinjës me një ngjyrë rozë/vjollcë të errët dhe stemën zyrtare të Ukrainës – një figurë me tre skaje ngjyrë ari në një sfond blu – qëndron në qendër. Kryqi i hekurt, i paraqitur pa aksesorë të tjerë ekstremistë, nuk konsiderohet domosdoshmërisht simbol i urrejtjes. Zakonisht përdoret në pajisjet sportive dhe kontekste të tjera të ndara nga grupet e urrejtjes.

Postimi që është objekt i këtij rishikimi, i cili pretendon se “komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase pozon me byzylyk svastikë”, është një tjetër manipulim në serinë e shembujve të manipulimit dhe shpikjes së simboleve inekzistente naziste.

Për të gjitha faktet e mësipërme, gjykojmë se nuk është e vërtetë që gjenerali Zaluzhni në fotografinë e shfaqur në Facebook mbante byzylyk me svastika.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2022 13:41

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare