Nuk është e vërtetë që partneriteti me NATO-n nënkupton ekonomi të dobët dhe ushtri të dobët

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Tetor, 2022 11:17

Nuk është e vërtetë që partneriteti me NATO-n nënkupton ekonomi të dobët dhe ushtri të dobët

Shumica e vendeve anëtare të NATO-s janë ndër vendet me ekonomitë më të mira dhe ushtritë më të forta në botë. Ky fakt është në kundërshtim të plotë me pretendimin e postimit se partneriteti me NATO-n do të thotë që nuk keni ushtri të fortë. Renditja e 20 ushtrive më të fuqishme në botë sipas personelit aktiv, buxhetit dhe llojit të armëve thotë se tetë prej tyre janë anëtarë të NATO-s – Kanadaja, Gjermania, Polonia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Nga 25 vendet kryesore në botë për nga PBV-ja nominale, 11 janë vende anëtare të NATO-s – Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Kanadaja, Spanja, Holanda, Turqia, Polonia dhe Belgjika, kur gjashtë prej të cilave janë në 10 ekonomitë më të forta

Një postim në Facebook pretendon se partneriteti me NATO-n do të thotë të mos kesh ushtri të fortë, armë dhe ekonomi të qëndrueshme. Kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, situata në realitet është krejt e kundërta.

Partneriteti me NATO-n do të thotë të mos kesh ushtri të fortë, armë dhe ekonomi të qëndrueshme, thuhet në postim.

Shumica e vendeve anëtare të NATO-s janë ndër vendet me ekonomitë më të mira dhe ushtritë më të forta në botë. Ky fakt është në kundërshtim të plotë me pretendimin e postimit se partneriteti me NATO-n do të thotë që se nuk ke ushtri të fortë.

Renditja e 20 ushtrive më të fuqishme në botë sipas personelit aktiv, buxhetit dhe llojit të armëve thotë se tetë prej tyre janë anëtarë të NATO-s – Kanadaja, Gjermania, Polonia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.

Kur bëhet fjalë për ushtrinë, në top 10 vendet me numrin më të madh të personelit ushtarak (në anëtarë) është edhe një anëtar i NATO-s, dhe ai është SHBA.

Sipas posedimit të armëve të ushtrisë, vendet anëtare të NATO-s, gjithashtu, janë të shumta edhe në 20 vendet e para. Kështu, SHBA-të zotërojnë më së shumti armë në botë. Turqia, e cila është gjithashtu anëtare e NATO-s, është në vendin e nëntë, Franca është e 13-ta, Greqia është e 16-ta, Italia është e 19-ta dhe Bullgaria është e 20-ta – që janë anëtare të NATO-s.

Për sa i përket ekonomisë, në 25 vendet e para në botë sipas PBV-së nominale, 11 janë vendet anëtare të NATO-s – SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Kanadaja, Spanja, Holanda, Turqia, Polonia dhe Belgjika, nga të cilat gjashtë janë në top 10 ekonomitë më të forta. Në listë është edhe Suedia, e cila pritet të anëtarësohet së shpejti në Aleancë, si një vend që tashmë ka përfunduar negociatat.

Nëse një vend dëshiron të bëhet anëtar i këtij pakti, fillimisht duhet të përmbushë disa kritere si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë ekonomik.

Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA-të, Kanadaja dhe 10 vende evropiane formuan NATO-n si një marrëveshje kolektive të mbrojtjes. Qëllimi kryesor i traktatit ishte të kundërshtonte fuqinë dhe ndikimin e Bashkimit Sovjetik të atëhershëm dhe aleatëve të tij. Neni 5 i traktatit të NATO-s thotë se sulmi ndaj një anëtari të NATO-s është sulm ndaj të gjithë anëtarëve. Kur sulmohen, shtetet anëtare pritet të ndihmojnë aleatët, duke përfshirë edhe forcën ushtarake.

Dera e NATO-s mbetet e hapur për çdo vend evropian që është në gjendje të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit dhe të kontribuojë për sigurinë në zonën euro-atlantike. Që nga viti 1949, anëtarësimi në NATO është rritur nga 12 në 30 vende përmes tetë raundeve të zgjerimit. Republika e Maqedonisë së Veriut u bë vendi i fundit që iu bashkua Aleancës më 27 mars 2020. Aktualisht, pesë vende partnere kanë shpallur aspiratat e tyre për anëtarësim në NATO: Bosnja dhe Hercegovina, Finlanda, Gjeorgjia, Suedia dhe Ukraina.

“Politika e dyerve të hapura” të NATO-s bazohet në nenin 10 të traktatit të saj themelues. Çdo vendim për të ftuar një vend për t’u anëtarësuar në Aleancë merret nga Këshilli i Veriatlantik bazuar në konsensusin midis të gjithë Aleatëve. Asnjë vend i tretë nuk ka fjalë për vendime të tilla.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Tetor, 2022 11:17

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare