Nuk është e vërtetë që polakët po vdesin për Ukrainën, dhe që Ukraina e bombardoi qëllimisht Poloninë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Nëntor, 2022 23:05

Nuk është e vërtetë që polakët po vdesin për Ukrainën, dhe që Ukraina e bombardoi qëllimisht Poloninë

Në maj të këtij viti u publikuan informacine se Polonia po përgatitej t’i bashkohej konfliktit ushtarak në Ukrainë, por kontrollet e fakteve nga Euronews dhe kontrollues të tjerë të pavarur të fakteve kanë treguar se pretendime të tilla janë të rreme. Informacionet e fundit thonë se Polonia së bashku me Gjermaninë do të trajnojnë ushtarë ukrainas në misionin e ri të BE-së. Pretendimit në postim se “ukrainasit po bombardojnë Poloninë me granata”, nuk është i vërtetë. Qëndrimi i shprehur në këtë mënyrë bën të duket sikur Ukraina po hedh qëllimisht raketa në territorin polak, gjë që nuk është e vërtetë. Kohët e fundit ka ndodhur një incident kur një granatë ra në një fermë në Poloni dhe vrau dy persona. Edhe pse informacioni fillestar ishte se bëhej fjalë për një granatë ruse, më vonë u përcaktua se ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase.

Një postim në Facebook po përhap dezinformata për luftën në Ukrainë dhe incidentin ku një raketë ra në një fermë në Poloni, duke vrarë dy persona.

Polakët luftojnë, vdesin për Ukrainën, dhe ukrainasit po granatojnë Poloninë me granata?!?, thuhet në postimin që po analizojmë.

Së pari, pretendimi se “polakët po luftojnë dhe po vdesin për Ukrainën” është i pasaktë. Kishte informacione se Polonia dyshohej se po përgatitej t’i bashkohej konfliktit ushtarak në Ukrainë në maj të këtij viti. Por hulumtimet nga Euronews dhe verifikuesit e tjerë të pavarur të fakteve kanë gjetur se pretendime të tilla janë të rreme.

Zyrtarët e qeverisë polake thanë në atë kohë se Moska dhe përdoruesit e mediave sociale pro-Kremlinit po kryenin sulme informative kundër vendit, raportoi Euronews.

Polonia ka udhëhequr thirrjet që BE-ja të forcojë sanksionet ndaj Rusisë dhe aleancës së NATO-s për të armatosur Ukrainën gjatë luftës. Ndërsa Polonia ka ofruar ndihmë ushtarake për fqinjin e saj, ajo nuk ka shprehur ndonjë plan për të dërguar trupa në territorin ukrainas.

Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura Polake deklaroi se çdo urdhër i supozuar për lëvizjen e trupave ishte “falsifikuar”, shkruante Euronews. Zyrtarët e qeverisë polake thanë në atë kohë se Moska dhe përdoruesit e mediave sociale pro-Kremlinit po kryenin sulme informative kundër vendit, raportoi Euronews.

Informacioni i fundit lidhur me Poloninë dhe luftën në Ukrainë është ai i datës 15.11.2022 ku thuhet se Polonia së bashku me Gjermaninë do të trajnojnë ushtarët ukrainas në misionin e ri të BE-së.

Ushtarët ukrainas do të trajnohen në Poloni dhe Gjermani si pjesë e një nisme të re të Bashkimit Evropian për të përmirësuar aftësitë ushtarake të Ukrainës për ta ndihmuar atë të mbrojë integritetin e saj territorial dhe të mbrojë civilët pas pushtimit rus.

Deri në 15,000 trupa ukrainase pritet të trajnohen fillimisht si pjesë e Misionit të Ndihmës Ushtarake të BE-së (EUMAM), i cili mori miratimin paraprak në tetor dhe iu dha zyrtarisht miratimi nga ministrat e jashtëm të bllokut, njoftoi Notesfrompoland.

Sa i përket pretendimit në postim se “ukrainasit po bombardojnë Poloninë me granata”, i njejti nuk është i vërtetë. Një qëndrim i tillë bën të duket sikur Ukraina po hedh qëllimisht raketa në territorin polak, gjë që nuk është e vërtetë. Gjegjësisht, së fundmi ka ndodhur një incident kur një granatë ka rënë në një fermë në Poloni dhe ka vrarë dy persona. Edhe pse informacioni fillestar ishte se bëhej fjalë për një granatë ruse, më vonë u konstatua se ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase. Ky informacion është konfirmuar nga SHBA, NATO dhe Polonia.

Presidenti amerikan Joe Biden, në takimin e thirrur urgjentisht të liderëve të qeverive dhe vendeve anëtare të NATO-s dhe G7, të cilët morën pjesë në G20 në Bali, tha se ishte një raketë nga sistemi ukrainas kundërajror S-300. Pak para kësaj, Biden tha se duke pasur parasysh trajektoren e raketës, nuk ka gjasa që ajo të jetë lëshuar nga Rusia, raporton Deutsche Welle.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se raketa që shpërtheu në Poloni ishte lëshuar nga Ukraina. Sipas Aleancës, përgjegjësia përfundimtare është e Rusisë për shkak të, siç tha Stoltenberg, luftës ilegale që po bën kundër vendit fqinj.

Presidenti polak Andrzej Duda tha se nuk kishte shenja të një sulmi të qëllimshëm ndaj vendit të tij.

Raketa që ra në territorin tonë ka qenë ndoshta aksident. Me shumë mundësi, bëhet fjalë për një raketë të prodhuar nga Rusia, por gjithçka është ende nën hetim. Mbrojtja dhe siguria e Polonisë është forcuar. Nuk ka indikacione se ngjarje të këtij lloji do të përsëriten, tha Duda.

Nga e gjithë kjo mund të konkludojmë se Polonia nuk ka ushtarë të saj që luftojnë në luftën në Ukrainë, domethënë polakët nuk po vdesin për Ukrainën, siç pretendon postimi. Është gjithashtu e pavërtetë që Ukraina qëlloi qëllimisht me predha në territorin polak. Prandaj, postimin që po shqyrtojmë e vlerësojmë si të pavërtetë.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Nëntor, 2022 23:05

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare