Nuk jam paguar për shumë gjëra’, Fero flet për largimin nga On Records

Desk
By Desk January 2, 2020 22:23

Nuk jam paguar për shumë gjëra’, Fero flet për largimin nga On Records

Rreth 5 muaj më parë, Fero pushtoi titujt e mediave si i disati artist që largohej prej menaxhimit të shtëpisë diskografike “On Records”. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai bëri të ditur “divorcin” me kompaninë që e bëri të famshëm në tregun muzikor dhe me menaxherin Met Elshani me të cilin deri pak kohë më parë ishte i pandarë.

Por teksa ndarja e rrugëve u duk fillimisht tërësisht paqësore, një intervistë e fundit e Feros në emisionin “Mirage” tregon se pakënaqësitë kanë qenë të shumta dhe gjithçka e ka zanafillën tek përfitimet ekonomike.

“Nuk ndihesha rehat në ‘On Records’. Kërkova të tërhiqesha, pata disa mosmarrëveshje derisa u tërhoqa, por u tërhoqa. S’kam qejf të ndahem keq me njerëzit që punoj, sidomos me dike që i them ‘vëlla’ e ha dhe pi me të. Por kur gjërat s’janë mirë dhe nuk janë në interesin tim, por të njerëzve të tjerë… interesi im është zero dhe i të tjerëve njëqind… Jam munduar të largohem e të shoh jetën time e karrierën time.”-shprehet reperi duke treguar për herë të parë se është ndjerë i keqpërdorur si artist.

Ai shprehet se të gjitha kompanitë në Kosovë funksionojnë në të njëjtën mënyrë duke shfrytëzuar artistët dhe e ka kuptuar diferencën vetëm kur ka shkuar në Gjermani.

“Këta kujtojnë se janë artistë, por janë punëtorë. Shyqyr Zotit tani jam bërë artist se dhe unë punëtor kam qenë.”-deklaron Fero. Në intervistë, ai thotë më tej se nuk ka përfunduar në gjyq me “On Records” por edhe nëse do duhej, ai nuk do kthehej pas.

“Kam pasur sukses po nuk kam qenë rehat. Nuk kam mundur kurrë të shijoj suksesin. Sakaq, i pyetur nëse është i penduar se ka qenë pjesë e “On Records”, Fero përgjigjet: “Përsa i përket punës, Zap & Chriss janë producentë shumë të mirë. Përsa i përket biznesit, jam pishman gjithë jetën. Kam qenë i ri dhe nuk i dija gjërat, tani që i di jam pishman Fero kurrë s’ka fituar kurrë nga YouTube, Spotify, Deezer, Tidal. Fero ka fituar vetëm prej koncerteve.”-tregon ai.

“Mua kurrë s’ma ka shkruar askush asnjë rresht! Përkundrazi unë kam shkruar më shumë se 75% e teksteve në ‘On Records’.”-shprehet ai.

Sakaq, reperi ka rrëfyer dhe arsyen përse disa vargje të këngës së tij të fundit “Jom Rrit” janë identike me ato të këngës së Rinës (që gjithashtu është larguar nga “On Records”) të titulluar “Ashiqare”.

“Unë s’kam asgjë kundër Rinës, ajo është artiste e mirë. Ajo ndoshta s’ka faj, por pa lejen time, kanë marrë tekstin tim nga studio dhe e kanë përdorur. Kur e kam parë ‘Lyrics by Rina’… unë s’jam paguar… Unë s’jam paguar për asnjë tekst, por emrin duhet ta kem!”-rrëfen Fero, duke hedhur dritë mbi arsyet përse artistët një e nga një po largohen nga “On Recrods”.

Desk
By Desk January 2, 2020 22:23