Nuk ka datë të re për negociatat mbi ligjin për PSP

Nuk ka datë të re për negociatat mbi ligjin për PSP

Përkundër pritjeve, një raund i ri negociatash mbi Ligjin e Prokurorisë nuk është planifikuar. LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE nuk mund të bien dakord se kush do të udhëheqë Prokurorinë e Krimit të Organizuar. Opozita nuk pranon një zyrë të prokurorisë speciale për korrupsion të lartë dhe as nuk dëshiron që Vilma Ruskovska të kryesojë me prokurorinë për shkak të politizimit të supozuar deri më tani. Për qeverinë, kjo është një përzierje e politikës në gjyqësor, përcjell FLAKA.

Gjëja më e rëndësishme është të sigurohet vazhdimësia e çështjeve të PSP, thonë nga LSDM. Për VMRO-DPMNE marrjen përsipër të çështjeve në Prokurorinë Publike e cilëson si “e barabartë me një grusht shteti”.

Megjithë mosmarrëveshjet e shumta, ekipet e të dy palëve janë optimistë se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për ligjin për prokurori. Debati parlamentar mbi amendamentet filloi dhe u pezullua, dhe nëse arrihet një marrëveshje, mund të paraqitet një tekst plotësisht i ri. Që të ndodh kjo, duhen votat e të paktën 80 deputetëve. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 18, 2019 20:38

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA