Nuk ka gabim mjekësor në trajtimin e 25-vjeçarit nga Berova, i cili ndërroi jetë në Shkup

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 21:50

Nuk ka gabim mjekësor në trajtimin e 25-vjeçarit nga Berova, i cili ndërroi jetë në Shkup

Nuk ka pasur asnjë gabim mjekësor në trajtimin e pacientit 25 vjeçar nga Berova, i cili para një muaji ka ndërruar jetë në Klinikën për Mjekim Intensiv dhe Reanimacion, pas ndërhyrjes dentare në Spitalin klinik të Shtipit.

Kështu ka konstatuar komisioni i ekspertëve i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri Bekim Sali thotë se sipas raportit të dorëzuar nga Komisioni, të riut nga Berovi i është dhënë ndihma mjekësore me kohë, por infektimi nuk ka mundur të parandalohet.

“Sipas konstatimeve të konstatuara në institucione dhe dokumentacionit, mësojmë se janë respektuar të gjitha fazat profesionale për ofrimin e shërbimeve profesionale në kohë ndaj pacientit. Mirëpo, i gjithë komplikimi lind për shkak të zgjerimit sistematik të infeksionit në të gjithë organizmin e pacientit dhe jo mundësisë së reagimit, qetësimit apo zvogëlimit të atij infeksioni”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Se çfarë e shkaktoi sepsën tek pacienti duhet të tregojnë analizat e Institutit të Mjekësisë Ligjore pas autopsisë. Ky raport është në pritje edhe të prokurorisë, pasi kanë hapur lëndë për këtë rast dyshimeve.

Ndryshe, 25 vjeçari ndërroi jetë në Klinikën për Mjekim Intensiv në Shkup, pas një ndërhyrje dentare e cila i shkaktoi infektim.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Shtator, 2022 21:50

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare