Nuk ka testime të reja për koronavirusin!

Desk
By Desk March 6, 2020 15:17

Nuk ka testime të reja për koronavirusin!

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk ka testime të reja për koronavirus në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile. Gjendja e pacientes me koronavirus e cila është hospitalizuar në Klinikë është stabile.

Testi i saj i kontrolluar është negativ, por për këtë të konfirmohet duhet të kalojnë 24 deri në 48 orë. Këtë do ta bëjmë në pajtim me rekomandimet dhe vlerësimin e gjendjes klinike dhe parametrat sot apo gjatë sitës së nesërme pas çfarë do ta informojmë opinionin. Kjo do të thotë se nëse testi i kontrollit është negativ, ajo më shumë nuk është infektuese, do të thotë nuk mund ta transmetojë sëmundjen, theksoi sot në konferencë për shtyp Venko Filipçe.

Theksoi se sot në orë 13.30 Qeveria do të mbajë seancë në të cilën do të diskutojnë për propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për vazhdimin e rekomandimit për mosmbajtjen e tubimeve të mëdha masive publike dhe mbajtjen e ndeshjeve sportive pa publikë.

Ai tha se dy shtetasit e huaj me simptoma të n ngjashme me gripin, dje janë testuar, testet e tyre janë negativë, janë kontrolluar në Klinikën për Sëmundje Infektive, u është dhënë terapi përkatëse për gjendjen e tyre shëndetësore dhe janë lëshuar.

“Prej dje pasdite me ndihmën e operatorëve celularë të gjithë të huajt të cilët vijnë në shtet marrin SMS porosi në të cilën qëndron se nëse ndjejnë gjatë qëndrimit ndonjë simptomë të ngjashme me gripin duhet të paraqiten në telefonin e Institutit për Shëndet Publik. Kjo është një masë shtesë me informacione si në fletushkën që të huajt e marrin apo e fotografojnë në vendkalimet kufitare”, tha Filipçe.

Theksoi se në mëngjesin e sotëm kanë marrë informacion nga një agjendë e jonë turistike se pritet grupi prej 20 turistëve nga Singapori dhe Japonia përmes Bullgarisë në vendkalimin kufitar Deve Bair të mbërrijnë në vendin tonë. “Është njoftuar qendra lokale për shëndet publik e cila do ta presë autobusin. Ata udhëtarë do të intervistohen detajisht, sipas nevojës dhe do të kontrollohen. Ata vijnë nga Rumania, ku ka tashmë rast të regjistruar me koronavirus”, theksoi Filipçe.

Ai përsëriti apelin që qytetarët t’u përmbahen masave për mirëmbajtjen e higjienës personale, larjen dhe dezinfektimin të duarve, ndërsa njëherit informoi se shpërndarja e mjeteve dezinfektuese nëpër shkolla tashmë ka filluar.

“Dje janë shpërndarë sasitë në shkollat e Shkupit, ndërsa sot vazhdon shpërndarja në shkolla të tjera në shtet. Bisedova me konsullin tonë nga Italia, i cili për momentin në vendin tonë, megjithatë ka komunikim të përditshëm me autoritetet italiane. Atje mendohet të mbyllet edhe një rajon i Pjaçencës. Me siguri do të merre vendim sot apo gjatë fundjavës. Mundohemi të vëmë kontakt me më tepër qytetarë tanë që të na informojnë më herët nëse planifikojnë të vijnë në vend. Në çdo rast vazhdojnë masat edhe për çdo informacion të ardhshëm që opinioni me kohë të do informohet”, shtoi Filipçe.

Desk
By Desk March 6, 2020 15:17