“Nuk mund të vërtetohet sa pasuri ka pasur Janeva para se të bëhet prokurore”

“Nuk mund të vërtetohet sa pasuri ka pasur Janeva para se të bëhet prokurore”

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Biljana Ivanovska sot në emisionin “Top Tema” deklaroi se, nuk do të mund të vërtetohet se sa pasuri të patundshme ka pasur ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva para se të jetë prokurore, transmeton Portalb.mk.

“Nuk mund të vërtetohet, sepse të dhënat fshihen në mënyrë shumë të sofistikuar. Ato hedhen në persona të tretë. Ne punojmë në raste të tjera bashkë me Policinë Financiare, por nga informacionet që i kam, ato të dhëna ruhen në mënyrë të sofistikuar”, tha Ivanovska.

Ivanovska vlerësoi se mund të ketë një mjet për ta regjistruar nivelin e pasurisë që e arrin një individ kur merr një funksion publik, megjithëse tha se pasuria është diçka që mund të shihet edhe nga stili i jetës, nga veturat, dhe jo vetëm nga pasuria e patundshme.

Nevoja për regjistrim të pasurisë së Janevës, erdhi pasi që ajo është e dyshuar në rastin “Reket” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo dyshohet se, ka ndërmjetësuar në reketimin në vlerë prej 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev, për t’ia lehtësuar procedurën hetimore në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 8 Tetor, 2019 21:04

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.