Nuk ndalen zbulimet e reja ne Stobi, mozaik i ri pranë tempullit te Izidës

Nuk ndalen zbulimet e reja ne Stobi, mozaik i ri pranë tempullit te Izidës

Kryeministri, Zoran Zaev, dhe ministri i kulturës, Hysni Ismaili, vizituan lokalitetin arkeologjik të qytetit romak, Stobi, pas zbulimit të një pjese të mozaikut rreth tempullit të Izidës. Ata theksuan se sfida më e madhe është rindërtimi i ulëseve të mermerit në amfiteatrin dhe në të ardhmen të sigurojmë vendin më të famshëm arkeologjik që tani është futur edhe në hartën botërore arkeologjike.

“Stobi me të drejtë tërheq vëmendjen e publikut, sepse përveç 100 viteve kërkimore arkeologjike, Stobi ende nuk ndalet dhe habit me zbulime të reja. Në të ardhmen, është detyra jonë të sigurojmë vendin më të famshëm arkeologjik në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të marrë të gjithë mbështetjen e nevojshme në kërkimin, mbrojtjen dhe promovimin, sepse trashëgimia kulturore është një vlerë universale e të gjithë njerëzimit që ne duhet të ruajmë dhe transferojmë në gjeneratat e ardhshme”,- deklaroi kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.

“Rëndësia e Stobit është pasqyruar në faktin se tani është futur në hartat botërore të vendeve arkeologjike. Këtë vit mbi 19,000 vizitorë kanë vizituar Stobin. Kjo do të thotë që pritet përkushtim i dyfishtë i Stobit, i cili po kontribuon në zbulimin e artefakteve”,- u shpreh ministri i kulturës i RMV-së, Hysni Ismaili.

Pas vitit 2009, ky është zbulimi i parë i një mozaiku në Stobi që daton nga shekulli i IV.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2019 20:08

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.