Numrat që po mbajnë në këmbë Qeverinë Zaev?!

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 21 Tetor, 2021 11:48

Numrat që po mbajnë në këmbë Qeverinë Zaev?!

Naser Pajaziti

Rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve ka vënë në sprovë qeverinë aktuale pakicë të kryeministrit Zoran Zaev me afër apo diku mbi 62 deputetë.

Edhe përkundër mesazheve për ruajtjen e frymës se ka stabilitet në qeverisjen qendrore, megjithatë realisht Zaevi është humbësi më i madh që po kërkon shpëtimin në prehërin e Ali Ahmetit.

Sipas numrave në Kuvend, LSDM si grup parlamentar ka vetëm 30 deputetë, derisa pjesa tjetër janë deputetë nga koalicioni “Mundemi”, ku bëjnë pjesë Lëvizja BESA me 4 deputetë, Partia Liberal Demokrate, Partia për Përtëritje Demokratike (DOM), Lidhja Demokrate e Pavle Trajanovit, Partia e Pensionistëve, VMRO-Popullore, Partia Turke, etj.

BDI me 15 deputetë si dhe PDSH me 1 deputet që siguroi 62-ishin e maxhorancës aktuale që Zaevi të marr mandatin e dytë si kryeministër.

Por, nga 17 tetori situata po duket e vështirë, dhe se deklarimet e tij, se qeveria është stabile duken vetëm si ngushëllim për ditët në vijim, deri më 31 tetor, kur loja merr fund.

Edhe pse stabiliteti qeveritar u konfirmua nga partnerët shqiptarë të koalicionit, BDI, BESA dhe PDSH, punët qëndrojnë ndryshe në kampin brenda koalicionit “Mundemi”, ku bëjnë pjesë partitë e tjera si Partia Liberal Demokrate me 2 deputetë, DOM me 1 deputet, VMRO-Popullore me 1 deputet, Lidhja Demokrate Pavle Trajanov me 1 deputet, deputeti i pavarur Zeqir Ramcilloviq si dhe një deputet i Partisë Turke.

Pra, përpos Lëvizjes BESA me 4 deputetë, edhe këta 5 deri 7 deputetë mund ti thënë lamtumirë Zaevit.

Garimi i pavarur në zgjedhje i liberal-demokratëve, DOM-it, Trajanovit ishte vetëm fillimi i ftohjes së raporteve, ndërsa kulmi ishte edhe në fushatën e zgjedhjeve, ku nuk munguan thumbimet e gjithanshme, por edhe porositë në kahje krejtësisht të kundërt.

Zaev tanimë po kërkon shpëtimin tek oborri i spektrit politik shqiptar, sidomos duke targetuar deputetë nga koalicioni ASH-AAA.

Ministritë, drejtoritë e pak pushtet janë joshjet e njohura që Zaevi ka ditur t’i përdorë për të ruajtur pushtetin e tij.

Mentaliteti i këtij politikani deri tani është dëshmuar për pazare fituese në prapaskenë si dhe sfidime, edhe në situata më të vështira, duke u treguar në parim tepër zemërgjerë, por në praktikë tejet zemërngushtë dhe zvarritës.

Por, a do t’ia dal kësaj radhe!

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 21 Tetor, 2021 11:48