Edhe pse numri i ankesave nga qytetarët është rritur, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë siguron se në Maqedoni hahet ushqim i sigurt, përcjell FLAKA.
Nga 213 ankesa nga fillimi i vitit e deri më sot, 90 i referohen ushqimeve, mënyrës së ruajtjes dhe paketimit, produkteve të dëmtuara apo produkteve të skaduara.
“Agjencia vepron për të gjitha ankesat dhe kudo që konstatohen parregullsi vendosen masat përkatëse”, tha drejtori Babovski në shënimin e Ditës Botërore të Ushqimit të Sigurt. FLAKA