Numri i të infektuarve nga CoVid-19 më i vogël se sa numri i të shëruarve

Desk
By Desk April 22, 2020 16:14

Numri i të infektuarve nga CoVid-19 më i vogël se sa numri i të shëruarve

Numri i të infektuarve nga virusi korona vazhdon të shënoj rënie. Nga 660 teste të realizuara brenda 24 orëve, vetëm se 28 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, me çka numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 1.269.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 11. Në Prilep janë 9 të infektuar ndërsa në Kumanovë dhe Tetovë nga 2.

Gjatë 24 orëve të fundit, një person nga Shkupi ka ndërruar jetë duke e çuar numrin e të vdekurve në 56. 

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 48 pacientë të kuruar. Prej tyre, 6 pacientë janë shlruar nën përkujdesin e spitalit ndërsa 42 të tjerë janë shëruar në kushte shtëpiake.

Pacientët e shëruar të cilët trajtuan sëmundjen në kushte shtëpiake janë regjitruar në : Kumanovë -1, Manastir -1, Shkup-19, Tetovë -16, Shtip-1, Radovish -4. Me statistikat e fundit numri i personave të shëruar në vendin tonë shkon në 272.

Desk
By Desk April 22, 2020 16:14