Nunn, basketbollisti që vendosi rekord më të mirë sesa Wade e LeBron

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 1, 2019 20:10

Nunn, basketbollisti që vendosi rekord më të mirë sesa Wade e LeBron

Kencrick Nunn është befasia e këndshme e këtij fillim sezoni në NBA.

Ylli i Miami Heat, i cili nuk ishte pjesë e ‘draft-pick’, po arrin të regjistrojë performanca fenomenale me skuadrën e tij.

Nunn ka befasuar të gjithë, duke vendosur madje edhe një rekord të ri në historinë e skuadrës së Heat.

Nunn tashmë mban rekordin për më së shumti pikë të realizuara në pesë ndeshjet e para me Miami, duke lënë prapa legjenda si Dwyane Wade e LeBron James.

112 është totali i pikëve që basketbollisti ka realizuar në pesë ndeshjet e para të tij me Heat në këtë fillim sezon, duke lënë prapa Wade me 57 pikë dhe LeBron James me 102 pikë.

Mbetet të shihet nëse karriera e tij në NBA do të vazhdojë me këtë ritëm dhe ai do të prekë majat, njësoj siç kanë bërë Wade e vazhdon të bëjë LeBron.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 1, 2019 20:10