Nuredini: Gazifikimi, mekanizëm kyç për ajër të pastër; Parandalimi i ndotjes, Nuredini: Plan për pastrimin e deponive të egra

Desk
By Desk November 21, 2020 19:36

Nuredini: Gazifikimi, mekanizëm kyç për ajër të pastër; Parandalimi i ndotjes, Nuredini: Plan për pastrimin e deponive të egra

Ajri i ndotur do të pastrohet atëherë kur do të zëvendësohet sistemi aktual i ngrohjes me rrjet të gasifikimit. Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” ministri i ekologjisë Naser Nuredini, sipas të cilit, ajër më të pastër qytetarët do të mund të presin nga fundi i vitit të ardhshëm.

“Nëse vazhdojmë me zhvillimin e projektit për gasifikimin e vendit, dhe besojë se në vitin 2021 do të fillojmë edhe rrjeti tercial dhe sekundar dhe njëkohësisht jemi duke investuar në ndërtesat shtetërore që ndotin dhe në vitin e ardhshëm niveli i ndotjes so të jetë më i ulët, tani në përqindje nuk e di sa, por do të jetë evidente, ndërsa pas dy vitesh me zhvillimin e më të madh të rrjetit të gasifikimit do të jetë shumë më e ulët”, u shpreh ministri i ekologjisë Naser Nuredini.

Ministri Nuredini pohon gjithashtu se ndotja e ajrit gjatë stinës së dimrit pritet të shënojë rënie me zbatimin e ndryshimeve në ligjin për ambientin. Ligji parashikon gjoba deri më 200 mijë euro për ndotësit e mëdhenj industrial, përpilim të planeve menaxhuese për ruajtjen e ambientit nga ndotja.

“Ne nuk kërkojmë asnjë shpenzim shtesë nga komunat ne kërkojmë të vendoset një plan. Tashmë dihet se ne kemi stacionet matëse dhe kur do të tejkalohet niveli I lejuar I ngrimcave informohen autoritet e komunave ku ka ndotje enrome. Ne thjesht kërkojmë nga komuna të merr veprime nëse tejkalohen kufirat edhe në ligj brenda parashikohet se nëse komunat nuk vepron Qeveria do të veprojë dhe do të ketë legjitimitet të merr vendime për ndotjen”, theksoi Nuredini.

Nuk ka dyshime se rol kyç në përmirësimin e cilësisë së ajrit luajnë edhe pastrimin e deponive të egra, thotë me tej ministri Nuredini. Derisa shteti të fillojë investimet në ndërtimin e deponive rajonale dhe me këtë të bëhet eliminimi I deponive të egra, tash për tash janë ndarë mjetet për pastrimin e dy deponive në Shkup, tha Nuredini.

“Në Vizbeg kemi një deponi egër dhe poashtu në Haraçinë. Për në Vizbeg tashmë kemi sigurar mjete nga ribalancin e fundit ku bashkërisht me Qytetin e Shkupit do ta pastrojmë deponin e egër në Vizbeg”, u shpreh Nuredini.

Nga gjyshma e dytë të javës së ardhshme sinoptiakanët paralajmërojnë se do të paraqitet sërish ndotja e ajrit, ndërsa nga Ministria Ekologjisë thonë se po punojnë në riparimin e matësve nëpër disa stacione të cilat nuk janë funksionale për momentin për të evidentuar nivelin e grimcave PM 10 në ajër./Tvm2

Desk
By Desk November 21, 2020 19:36