Nuredini: Komunat të sigurojnë grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve komunale

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 22:35

Nuredini: Komunat të sigurojnë grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve komunale

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, së bashku me drejtorin e Administratës së Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, Hisen Xhemaili dhe drejtorin e NPK-së “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari, kanë vizituar sot aktivitetet për pastrimin e deponive ilegale dhe mbeturinat transportuese në disa nga lokacionet e planifikuara të cilat ndodhen në territorin e parkut kombëtar të Malit Sharr, përcjell FLAKA.

Aktivitetet, siç njofton Ministria, përfshijnë pastrimin e 16 deponive ilegale në komunën e Tetovës dhe 12 deponive ilegale në komunat Bogovinë, Vrapçisht dhe Gostivar dhe transportimin e mbeturinave në deponinë “Rusino”.

Mjetet e nevojshme për realizimin e këtyre aktiviteteve sigurohen nga Ministria e Mjedisit.

Me këtë rast, ministri Nuredini vuri në dukje obligimin e komunave, në përputhje me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave, që në vazhdimësi të zbatojnë parimin e universalitetit të shërbimeve dhe të sigurojnë grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale dhe mbulimin e plotë të zonës ku kryehet shërbimi publik i menaxhimit të mbetjeve, përfshirë vendbanimet e izoluara.

Sipas Nuredinit, kjo është mënyra e vetme për të parandaluar rishfaqjen e “deponive të egra” në këto komuna, në mënyrë që mjetet e investuara në aktivitet të arrijnë qëllimin – mjedis të pastër dhe të shëndetshëm dhe kushte më të mira jetese për popullatën. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Gusht, 2022 22:35

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare