Nurmagomedov konfirmoi kthimin e tij në UFC

Nurmagomedov konfirmoi kthimin e tij në UFC

Khabib Nurmagomedov do të zhvilojë sfidën e radhës në UFC, më 24 tetor kundër Xhastin Gaetjes për titullin kampion në peshat e lehta. Mirëpo atleti nga Dagestani, duke besuar në fitore, paralajmëroi se në sfidën e radhës do të takohet edhe me Sent Pierrin, një sfidë të cilën e konfirmoi edhe drejtuesi i UFC-së, Dana Uajt.

“E dij se Konor kërkon një duel tjetër me Khabibin, dhe kjo është një gjë të cilën e duam, por do të shohim  se di të shkojnë gjërat. E dua Khabibin dhe do të bëj gjithçka që këtë kërkojë,” ka thënë mes tjerash Uajt.

Sent Pierre një kohë ishte një ndër yjet më të mëdha në UFC, në peshat e mesme dhe te lehta, por nga viti 2013 ka zhvilluar vetëm një ndeshje.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 30 Korrik, 2020 20:51

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.