Observatori Seizmologjik: Pjesa perëndimore e RMV zonë e vërtetë seizmike

Desk
By Desk November 12, 2020 19:37

Observatori Seizmologjik: Pjesa perëndimore e RMV zonë e vërtetë seizmike

Në Maqedoninë e Veriut gjatë natës nuk është regjistruar asnjë dridhje e tokës. Në faqen e specializuar për regjistrimin e tërmeteve qëndron se tërmeti i fundit është regjistruar të mërkuren në orën 18.19 minuta dhe i njëjti ka qenë me fuqi prej 2.4 shkallësh sipas Rihterit, që e pasoi atë të orën 04.55 prej 5 shkallësh me epiqendër në Mavrovë. Nga Opservatori Seizmologjik në Shkup thonë se pjesa perëndimore e vendit e lidhur edhe me pjesë të Shqipërisë dhe Kosovës paraqesin një zonë të vërtetë seizmogene.

“Pjesa perëndimore e Maqedonisë së Veriut paraqet një zone të vërtetë seizmogene ndërsa pjesa tjetër është si flaster zona. Kjo zone është aq aktive dhe e mbushur me energji seizmike që të shkaktoj tërmete.”, tha Dragana Çernik nga Observatori Seizmologjik.

Shilegov: Ndërtesat në Shkup të sigurta

Ndërtesat në kryeqendrë janë të sigurta pasi ndërtohen me standard seizmologjike thot kryetari I Shkupit Petre Shilegov.

“Shkupi ësht qytet I sigurtë por e shihni se natyra është çudi.Të gjiotha ndërtesat në Shkup kanë kontrolle seizmologjike. Ato patjetër të jenë në aspekt seizmologjik të sigurta për qytetarët.”, tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Por megjithse vendi ndodhet në zone seizmologjike, ndërsa menjëher pas çdo tërmeti qytetarët i drejtohen opservatorit seizmologjik për informata, prej atje thonë se përballen me mungesë të kuadrit dhe paisjeve, nga të cilat varet cilësia në punë./Tvm2

Desk
By Desk November 12, 2020 19:37