OBSH: Më e keqja nga koronavirusi ende nuk ka ardhur

Desk
By Desk April 20, 2020 22:00

OBSH: Më e keqja nga koronavirusi ende nuk ka ardhur

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adanom Gebrejesus, ka paralajmëruar se më e keqja tek do të vijë në lidhje me pandeminë e koronavirusit të ri. Paralajmërimi vjen në një kohë kur shumë vende të botës kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e vendosura nga pandemia, përcjell FLAKA.

Ai nuk e specifikoi pse besonte se pandemia, e cila ka infektuar gati 2.5 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë më shumë se 166,000 njerëz, mund të përkeqësohet. Megjithatë, disa tashmë kanë treguar përhapjen e ardhshme të infeksionit në Afrikë, ku sistemet shëndetësore janë më pak të zhvilluara.

Shefi i OBSH kujtoi se një shekull më parë, gripi spanjoll vrau 100 milion njerëz në të gjithë botën.

“Por tani ne kemi teknologjinë, ne mund të shmangim një katastrofë të tillë, ne mund të parandalojmë një krizë të tillë,” tha ai.

“Më besoni. Më e keqja është akoma është duke ardhur. Le ta parandalojmë këtë tragjedi. Është një virus që shumë njerëz ende nuk e kuptojnë”, tha ai. FLAKA

Desk
By Desk April 20, 2020 22:00