OBSH, sqarim mbi maskat: Kush duhet të mbajë mjekësore dhe jomjekësore

OBSH, sqarim mbi maskat: Kush duhet të mbajë mjekësore dhe jomjekësore

Veshja e maskave gjatë pandemisë koronavirus nuk na mbron absolutisht nga ky virus, por tani për tani, ndërsa nuk ka vaksinë dhe kurë, është mjeti i vetëm që mund të na mbrojë deri diku dhe të zvogëlojë përhapjen e kësaj sëmundje.

Ekzistojnë debate publike nëse dhe deri në çfarë mase na mbrojnë nga COVID, por edhe nëse maskat mjekësore dhe ato të bëra vetë kanë të njëjtin efekt, të cilat mund t’i lajmë dhe t’i përdorim disa herë.

Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë një shpjegim se kush, kur dhe si duhet të vishen maskat mjekësore, dhe kush mund t’i veshë ato jomjekësore.

Sipas tyre, maskat mjekësore ose të njohura më mirë si maska ​​kirurgjikale, rekomandohen të vishen nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, njerëz me simptoma të koronavirusit dhe ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të infektuarit ose dyshojnë se janë të sëmurë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 27 Korrik, 2020 22:59

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.