Oda e burrave
Shkruan: Driton ZENKU
Oda shqiptare në historinë e popullit shqiptar zë vend të rëndësishëm në shumë dimensione. Oda shqiptare është llogaritur foleja ku ishin kalitur hallkë pas hallke ndejat me njerëz të ndryshëm – dijetarë e atdhetarë, ku merreshin xixat e para të ndjenjës së dashurisë për Kosovën, për Nënën Shqipëri, për heronjtë kombëtar.
Oda e burrave është një dhomë e zakonshme në një shtëpi tradicionale shqiptare, e përdorur për mikpritjen. Ajo merret si dhoma më e madhe dhe më e mirë e shtëpisë e cila ka vatrën dhe është e pajisur me disa zbukurime tradicionale shqiptare, që vijojnë nga periudha të ndryshme të historisë kombëtare.
Oda përdoret nga i zoti i shtëpisë për të pritur dhe argëtuar mysafirët. Sipas legjendës, zakonisht, pritësi dhe të ftuarit në odë janë burra të moshuar dhe burra të martuar. Deri në fund të shekullit XX, gratë dhe djemtë e rinj nuk lejoheshin të hynin në dhomë. Në oda, burrat flasin, marrin diskutime politike dhe këndojnë këngë epike deri në orët e vona.
Gjatë një seance në odë, ngjarjet dhe traditat historike trashëgohen gojarisht përmes diskutimeve dhe këngëve. Kështu, në odat, dijet u shpërndanë brez pas brezi përmes këngëve dhe tregimeve epike.
Gjatë shekullit XIX dhe XX – për të kundërshtuar ndalimet turke dhe serbe të gjuhës shqipe – odat u përdorën në mënyrë të fshehtë për mësime në shqip. Në Jugosllavi, shumë oda të Kosovës u shndërruan në klasa dhe shkolla shtëpiake për të ringjallë dhe ruajtur arsimin shqip.
Për Odën shqiptare flet shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili përshkruan që aty mësohej historia e vërtetë kombëtare, meqë oda ishte edhe shkollë, edhe mejtep, edhe xhami, edhe universitet edhe kuvend.
Në odë të burrave, dhomën e miqve, që Kadare e trajton, karakterizon si një shkollë të parë të brezave të rinj për të hyrë në jetë, si parlament të tyre të parë, dhe se aty nuk bëhen çfarëdo bisedimesh.
Kadare vazhdon tutje, kur thotë që Oda e burrave pa mysafir, ishte si ara pa farë. Kadare shkruan që në odat shqiptare rrëfehej e kaluara e jonë heroike përmes epizodash të ndryshmet trimërie nga gjyshërit, axhallarët tanë, nga mysafirët e ndryshëm, që gjithmonë ishin të mirëseardhur në odat tona.
“Oda pa mysafir thuhej si ara pa farë”. Aty hidhej fara e dashurisë për vendin, për njerëzit. Aty hidhej fara e besnikërisë, bujarisë, trimërisë, guximit, durimit, mikpritjes ; aty flitej edhe për mikun edhe për armikun ; aty flitej edhe për ata që “historia” që mësonim ne në shkolla, i quante armiq të popullit, armiq të socializmit, armiq të vetëqeverisjes, e armiq të vllazërimbashkimit, kurse ata ishin bijtë më të mirë të Kosovës”, qëndis Kadare.
Oda Shqiptare, shton tutje, ishte Alfabet-shtyp kombëtar; i vetmi institucion kulturor e politkë në gjuhën Kombëtare: aty mendohej, trajtohej, bisedohej, kuvendohej, merreshin vendime, këshillime, lindëshin ide, shprehej, thuhej, krejt çka i duhej një populli, kritika, lavdata, pa ofendime, gjithnjë me qëllime të mira.
“Në odën shqipater kurrë s’i thuhej një tjetri po gënjen-rrenë, por nëse vërtetë gënjenjte i thuhej : Po nëse qenka ashtu, ose unë mendoj pak më ndryshe. Në odën e burrave shiheshin, lindëshin, nxiteshin mosmarrveshje dhe konflikte të vogla por edhe mëdha, nga të cilat edhe ato më tragjike. Aty përcaktohej fati i femrës por edhe i mashkullit. Bëheshin dhe prishej martesa, lidhej fati i dy të rinjve, por edhe i shumë familjeve, fiseve, katundeve madje edhe fati i një rajoni por edhe i mbar vendit. Aty e kishte të ndaluar femra shqiptare të hyjë për të thën fjalën për fatin e vet. Këtë të drejtë e kishin vetëm burrat që të vendosin për të”, shkruan Kadare.
Sipas legjendave, odat e tilla paraqisnin edhe një odë – muze. Aty ekspozohen gjësene me vlerë nga thesari kombëtar, siç janë instrumente muzikore, veshje kombëtare, figuria historike, e tjerë.
Ndër traditat mije-vjecare shqiptare, pa dyshim se është mikpritja e ngrohtë dhe bujare e mysafirit. Nderi dhe rrespekti që ja përkushtojmë mysafirit, që nga ardhja në shtëpi e deri tek largimi i tij , tregon bujarinë, fisnikërinë, dhe zakonin e shqiptarit.
Në këto Oda është kultivuar folklori shqiptar si një tërësi e krijimeve artistike (gojore, muzikore e valleve të një populli. Folklori paraqet aspekte të ndryshme të traditës kulturore. Në përdorim popullor, folklori nënkupton aspektet që shfaqen në format e aplikuara në kulturën popullore, pra këngët dhe vallëzime të adaptuara skenografikisht, artizanati, tregimet, anekdotat, e të tjerë.
Në përgjithësi tradita e trojeve tona është trashëgur nga brezi ne brez, ka qenë thjesht popullore dhe e pandikuar nga masa e gjërë, e tëra është ndërtuar sponatanisht.
Ky rrugëtim ende vazhdon. Shqiptarët ku do që migrojnë bartin me vete më bukurën nga thesari kombëtar. E tillë është edhe Oda Shqiptare në Zvicër. Një sofër tradicionale shqiptare e gjeni në Gjenevë e ku do ku jetojnë shqiptarët.
TË FUNDIT
- Ahmeti: Bashkimi në Frontin Europian i bën ballë Rusisë dhe i hap rrugën Europës
- Nis formimi i Frontit Europian: “Populli”, lidhet me BDI | VIDEO
- Bastisje në Shkup, arrestohet një person
- Jakimovski në listën e zezë amerikane, reagon VMRO-DPMNE
- KSHZ, në mesnatë skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për president të shtetit
ZGJEDHJE 2024
Presidenciale | Parlamentare