Oda e Turizmit: Masat qeveritare, nuk na i mbulojnë dëmet

Desk
By Desk May 5, 2020 19:44

Oda e Turizmit: Masat qeveritare, nuk na i mbulojnë dëmet

Sektori i hotelierisë dhe turizmit ishte ndër të parët që u urdhërua të mbyllet me dekret të Qeverisë, si një nga masat parandaluese kundër përhapjes së virusit korona. Dëmet që ka pësuar ky sektor janë të mëdha që nuk mund të mbulohen nga masat ekonomike aktuale të Qeverisë, vlerësojnë nga Oda e Turizmit. Sipas anketës së bërë nga kjo odë 95% të menaxhërve nuk janë të kënaqur nga masat e qeverisël për mbështetje financiare prej 14.500 denarë, kurse 70% e hotelierëve presin mbështetje shtesë financiare nga ana e Qeverisë pasi të fillojnë me punë.

“Pasqyra gjenerale është se gastronomia pësojnë dëme të mëdha nga pandemija. Vështirë e tejkalojnë krizën me pakon e ofruar të masave ekonomike, kurse numër i madh i tyre nuk do të ketë mundësi që të fillojnë plotësisht me punë edhe përskaj lehtësimit të masave dhe mundësisë për ti hapur kapacitetet e tyre.”- tha Martin Angellovski nga LOE.

Tanimë hoteleirët me të madhe po i përgatisin tarracat dhe lokalet për hapje, dhe për t’i mirëpritur klientët e parë pas fillimit të krizës me koronën. Por, Angellovski thekson se një pjesë e madhe e hotelierëve nuk janë të përgaditur për të filluar me punë.

“Në lidhje me atë se a janë të përgaditur nga ky sector për të filluar me punë me gjysëm të kapacitetit të tyre, 59% janë përgjigjur pozitivisht, kurse 41 kanë thënë se nuk janë të përgaditur. Në pyetjen se a janë të informuar për masat e sigurisë që duhet ti ndërmarrin kur të fillojnë me punë 78% janë përgjigjur se deri më[ tani nuk janë të informuar për masa të veanta sigurie, kurse 22% kanë thënë se janë të informuar.”- tha Angellovski.

Angelovski thotë se një metër e gjysmë është një distancë e mjaftueshme nga një karrige në tjetrën, që është në tryezën tjetër. Oda kërkon që në një tavolinë të ulen më shumë se katër klientë, dhe fëmijët të mos llogariten si klientë të rritur. Odat ekonomike veçmë kanë dorëzuar propozimet e tyre në Komisionin e Sëmundjeve Infektive, mbi atë si planifikojnë të punojnë objektet e hotelierisë në të ardhmen.

Desk
By Desk May 5, 2020 19:44