Kryetari i Odës Ekonomike të Energjetikës, Gjorgji Manaskov, thotë se shpallja e gjendjes së krizës energjetike do të thotë alarm, ndërsa fajin e sheh te puna e papërgjegjshme e elektro-ekonomisë.
Sipas tij, nuk është reaguar në kohë për të siguruar resurse energjetike, pasi kriza ishte paralajmëruar.
“Me vendimin për gjendje të krizës energjetike janë mbrojtur vetëm furnizuesit e licencuar me energji elektrike të cilëve tani në gjendje krize u lejohet të nënshkruajnë marrëveshje të reja por menduan edhe të parashtrojnë marrëveshje të reja me çmime speciale blerëse duke përfshi edhe marzhë të caktuar.”,- tha Gjorgji Manaskov nga Oda Ekonomike E Energjetikës.
Sipas tij, vendimit i mungojnë edhe pika tjera që duhet të përfshihet edhe ajo se si të mbrohen kompanitë, pasi qytetarët janë të mbrojtur deri ë fund të vitit.
“Çmimi i prodhimit do të rritet do të mund të vijë deri te momenti i gjendjes së krizës ekonomike, prandaj patjetër të jen të gatshëm të sigurojnë furnizime që kompanitë të sigurojnë sa më shumë energjencë për kompanitë e tyre që t’i ulin çmimet e prodhimeve.”,- u shpreh Gjorgji Manaskov nga Oda Ekonomike e Energjetikës.
Ai njëherit thekson se aktualisht është vështirë të sigurohet thëngjill, pasi janë të nevojshme mbi 500 deri në 600 mijë tonelata për ta tejkaluar dimrin./ Tvm2