Oda Ekonomike: Vizat e punës, pengesë e kuadrit të kualifikuar. Karlo Romeo: Edhe vendet e BE-së kanë mungesë të kuadrit

Oda Ekonomike: Vizat e punës, pengesë e kuadrit të kualifikuar. Karlo Romeo: Edhe vendet e BE-së kanë mungesë të kuadrit

Investitorët e huaj me muaj presin viza dhe leje pune për kuadrin e tyre të kualifikuara që u duhet ta sjellin në vendin tonë.

Ky shqetësim u ngrit nga Oda Ekonomike gjatë prezantimit të mundësive për bashkëpunim ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë. Ndryshimet e shpeshta ligjore dhe mosfunksionimi i shtetit ligjor shkaktojnë paqëndrueshmëri të biznesit, vlerësuan palët.

“Regjimi i vizave në Maqedoni është katastrofë, flas për regjimin për viza për personat që punojnë në Maqedoni. Ne jemi një nga vendet më të vështira ku mund të fitohet leja e punës. Njerëzit janë thuajse si ilegalë këtu edhe përkundër asaj që janë sjellë me qëllim të mirë nga ana e investitorëve. Ata kalojnë nëpër disa procedura shumë të vështira dhe këtë shqetësim e kemi nga shumë vende.”,- tha Antoni Pishev nga Oda Ekonomike.

Me mungesë të kuadrit të kualifikuar përballen edhe vendet evropiane, thotë ambasadori italian në Shkup.

“Kompanitë përballen me mungesë të punëtorëve, por institucionet i subvencionojë trajnimet e atyre të cilët dëshirojnë të punojnë. Në disa vite të fundit ka rritje të punëtorëve nga Maqedonia që shkojnë për punë të përkohshme në Itali, prania e tyre atje ka indikacione pozitive edhe në ekonominë tonë.”,- u shpreh ambasadori i Italisë në RMV, Karlo Romeo.

Aktualisht në vend punojnë 130 shtetas nga Italia, pjesa më e madhe janë të angazhuar në inxhinierinë makinerike të ushqimit.

Ambasadori italian theksoi se me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, do të rriten edhe investimet italiane në vend në pjesën e mbrojtjes dhe sigurisë. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Shkurt, 2020 19:14

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.