OEVMP takoi kreun e PDSh-së. “Infrastruktura prioritet për komunitetin e biznesit”

Desk
By Desk March 4, 2020 18:58

OEVMP takoi kreun e PDSh-së. “Infrastruktura prioritet për komunitetin e biznesit”

Ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë duhet të mbetet prioritet i çdo shumice e cila i fiton zgjedhjet.

Kjo u theksua nga OEMVP gjatë takimit me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, që është vazhdën e takimeve me politikanët, në të cilat oda tani në prag të zgjedhjeve prezanton vizionin e saj për bizneset.

Thaçi potencoi rëndësinë e liberalizimit të tregut dhe investimin infrastrukturor që duhet bërë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Maqedonia me Kosovën është në favor ekonomik 10 me 1, prandaj është një urgjencë e parevokuar që duhet të rezultojë me një investim urgjent të një infrastrukture, pasi ka gjasa që me zhvillimin e Kosovës edhe ky suficit të zbehet.”,- tha kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.

“U pajtuam se duhet decentralizim pasi i njëjti nuk ka kuptim nëse mjetet financiare nuk decentralizohen, duhet liberalizim i tregut, shteti duhet të krijojë kushte dhe parakushte për zhvillimin e biznesit, lojalitet në treg dhe e pesta infrastruktura, siç tha Hoxha, aspekti i pozitivitetit me Kosovën.”,- theksoi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.

Desk
By Desk March 4, 2020 18:58