Ohër-Strugë, 4.2 milion euro për sanimin e kolektorëve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 9, 2019 19:16

Ohër-Strugë, 4.2 milion euro për sanimin e kolektorëve

Me 4.2 milion euro pritet sanimi dhe pastrimi i tërësishëm i kolektorëve për ujërat e zeza dhe fekale në rajonin e Ohrit dhe Strugës paralajmëruan kryeministri Zoran Zaev dhe drjtori i ndërmarrjes për sistemet e kolektorëve Vlladimir Aleksiovski. Ata njoftuan se do të intervenohet në të gjitha 18 stacionet e pompave për ujrat e zeza dhe fekale e që ka gjatësi prej 300 kilometrash.

“Në mënyrë shtesë do të rregullohen apo do të ndërrohen të gjithë reduktuesit e të gjitha 18 stacioneve të pompimit të ujërave të zeza në stacionin e pastrimit dhe do të kryhet pastrim i plotë i rrjetit atmosferik dhe të kanalizimit në një gjatësi prej rreth 300 kilometrash në Ohër dhe në Strugë. Për këtë destinim, janë siguruar 4,2 milionë euro nga buxheti i qytetarëve të vendit tonë”, tha Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.

“Me mjetet që i ka siguruar qeveria kemi filluar procedurën, përkatësisht kemi shpallur thirrjen për fillimin e procedurës për sanimin e sitetmit të kolektorit me të cilën parashikojmë që të gjitha pikat kritike ku kishim derdhje të kryeht pastrim i plotë të gypave të zënë”, tha drjtori i ndërmarrjes për sistemet e kolektorëve Vlladimir Aleksiovski.

Nga 18 stacione të pompave për momentin në funkcion janë vetëm një apo dy prej tyre ndërkohë që stacioni filtrues pothuajse është jashtë funkcionit pasiqë nuk është servisuar tha Zaev, duke shtuar se gjendja e tyre është ditur gjatë kohë por edhe pas studimit japonez nga viti 2014 nuk është ndarrmarrë asgjë. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 9, 2019 19:16