Ohër-Strugë, dyfishohen thirrjet për ndihmë mjekësore

Desk
By Desk April 25, 2020 20:22

Ohër-Strugë, dyfishohen thirrjet për ndihmë mjekësore

Shërbimet e ndihmës së shpejtë në Ohër dhe Strugë kanë numër të shtuar të thirrjeve për ndihmë. Angazhim shtesë ka edhe ndihma e shpejtë në Vevçan, e cila i mbulon rajonet e prekura në Llabunishtë dhe Tatesh, ku deri më tani kishte dhjetëra të prekur nga Kovid 19. Nga zona e Ohrit dhe Strugës mbulohet edhe territori i Debërcës. Vetëm në spitalin e Ohrit, numri i thirrjeve për ndihmë është rritur dyfish.

“Nëse numri i thirrjeve ishte 12 ose 14, tani është 20 deri në 30. Është ulur numri i kontrolleve dhe kjo është e arsyeshme sepse njerëzit nuk duan të shkojnë për ndihmë, por se telefonojnë…- deklaroi Ajsel Zejnoska- drejtore e Qendrës së Shëndetit, Ohër.

Drejtorja Zejnoska thotë se shumë qytetarë paraqiten në panik duke kërkuar ndihmë të shpejtë, madje edhe me gripin më të thjeshtë apo temperaturë të rritur.

“Ka mjaft raste të panikut. Ndoshta ka pak temperaturë, paraqitet në numrin 194 dhe njerëzit tanë vishen me pajisje të plotë mbrojtëse, syza, kapela dhe i përgjigjen thirrjes. Ekziston frika në mesin e banorëve të Ohrit dhe ndihma e shpejtë është këtu që t’i pranojë thirrjet dhe t’i trajtojë nëse janë raste të dyshimtë- pohoi Ajsel Zejnoska- drejtore e shtëpisë së shëndetit, Ohër.

Nëse vërehet që pacienti ka temperaturë të rritur, ai bartet në repartin infektiv të spitalit të Ohrit. Në ndërkohë, në Qendrën e shëndetit në Strugë vazhdimisht kanë nga dy ekipe, përkatësisht punohet 24 orë. Gjithashtu, është rritur puna e ekipeve për vizitë në shtëpi.

“Vazhdimisht kemi nga dy ekipe, më saktë 24 orë, në mënyrë shtesë kemi edhe ekip të praktikantëve, nëse eventualisht dikush duhet të dërgohet në Ohër apo Shkup. bëhet fjalë për ekip praktikantësh që në çdo moment mund të hyjë në punë. Pacientët vijnë në shërbimin e ndihmës së shpejtë, por kjo dukuri tani ka shënuar rënie. Shërbimi për vizitë në shtëpi që përfshin terapi ka shënuar rritje- deklaroi Andon Llozhanoski- drejtor i shtëpisë së shëndetit, Strugë

Për momentin, në spital shërohen 28 të prekur nga Kovid 19 ndërsa në shtëpi trajtohen 49 pacientë.

Desk
By Desk April 25, 2020 20:22