Ohër-Strugë, mungesë kuadri në sektorin e hotelerisë

Desk
By Desk May 25, 2019 22:33

Ohër-Strugë, mungesë kuadri në sektorin e hotelerisë

Kompanitë në vend po përballen gjithnjë e më shumë me mungesën e stafit arsimor profesional. Ohri dhe Struga jo vetëm që kanë problem të kenë njerëz të kualifikuar në sektorin e hotelerisë, por edhe kompanitë prodhuese në rajonin e Ohrit-Strugës kanë të njëjtin problem. Prandaj, disa nga shkollat e mesme profesionale kanë filluar të aplikojnë të ashtuquajturin arsim i dyfishtë. Kjo iu ofron nxënësve të ardhshëm mundësi për më shumë mësim praktik dhe kompanive private, staf të trajnuar mirë, i cili pas përfundimit të arsimit të tyre mund të punësohen te ata.

Ky është qëllimi i këtij lloji të arsimit, ata nxënës që ndjekin mësimin praktik në vetë kompaninë do të kenë interes ti mbajë në punë. Me këtë që në vitin e dytë ka një ditë mësim praktik, në vitin e dytë tre ditë dhe në vitin e katërt tre ditë mësim praktik. Pas përfundimit të vitit të katërt, atyre do t’u ofrohet një punë me siguri- deklaroi Sasho Nedeski, Drejtor në Qendrën Shkollore Elektro-Mekanike.

Që nga viti 2017, delegacioni i ekonomisë gjermane në disa shkolla në vend po zbaton programin e arsimit të dyfishtë profesional, të quajtur “Skills ekspert”. Për të prodhuar staf, është e nevojshme që nxënësit të angazhohen drejtpërdrejt në procesin e prodhimit në kompani gjatë arsimimit të tyre të rregullt.

Arsimi i dyfishtë është një investim i kompanive, sepse ato duhet t’u sigurojnë të rinjve kompensim në para, ushqim të ngrohtë, transport dhe, sigurisht, në fund punësim, gjë që sigurisht është gjëja më e rëndësishme për të rinjtë. Ata do të kenë mundësinë të zgjedhin nëse do ta pranojnë këtë punësim, nëse do të shkojnë në fakultet, por sigurisht se do të kenë një perspektivë- tha Dejan Çupovski – menaxher i projektit “Skills ekspert”

Me strategjinë arsimore të Maqedonisë së Veriut për periudhën 2018-2025, është paraparë shkollat profesionale të jenë më të reformuara, pikërisht në drejtim të aplikimit të arsimit të dyfishtë.

Desk
By Desk May 25, 2019 22:33