Ohër: Vetëm në 10% të plazheve do të ketë shpëtimtarë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Qershor, 2022 19:58

Ohër: Vetëm në 10% të plazheve do të ketë shpëtimtarë

Është alarmante se vetëm 10% e plazheve në Ohër do të jenë të sigurta për not këtë verë. Kryqi i Kuq nga Ohri do të angazhojë shpëtimtarë, të cilët do të kujdesen për sigurinë e notarëve, vetëm në ato plazhe që janë pjesë e objekteve hoteliere, por jo edhe në të tjerat, të cilat për momentin nuk i menaxhon askush. Këtë nga ata duhet ta kërkojë komuna.

“Këtë ia kemi thënë vetëqeverisjes lokale edhe vitin e kaluar edhe tani që të vendosin tabela në vendet për not, se ka shërbime patrullimi të shpëtimtarëve, por nuk ka prezencë të vazhdueshme të tyre. Jemi gati të zbatojmë të njëjtin sistem si vitin e kaluar me patrulla të shpeshta ujore dhe tokësore të shpëtimit”, u shpreh Sasho Toçkov – Kryqi i Kuq Ohër.

Vitin e kaluar kanë pasur 12 ndërhyrje për nxjerrjen e atyre që janë mbytur. Ndërkohë, plazhet më tërheqëse të Ohrit do të mbeten të parregulluara këtë verë me ambiente të mbyllura, ashtu si vitin e kaluar. Plazhet janë zhytur në procese ligjore dhe përplasje midis qeverisë qendrore dhe lokale, në pritje të një plani për të menaxhuar bregun e Ohrit.

“Me kaq përpjekje nga ana jonë, kuptova që nuk është në dorë të institucionit, por qeveria si qeveri nuk i dorëzon planet urbanistike për plazhet, në Agjencinë e Planifikimit Hapësinor, që ato ta përfundojnë.. A është e qëllimshme apo jo, nuk mund të them, por arsyen ideologjike pse i kanë pastruar plazhet dhe kanë thënë që më në fund plazhet në Ohër janë të lira, padyshim si matricë e kanë ende si qeveri”, tha Kiril Pecakov- kryetar i Ohrit.

Pecakov thotë se janë duke e shqyrtuar mundësinë me vendim të Këshillit komunal që vetëqeverisja lokale të rregullojë një pjesë të plazheve aty ku është e mundur. Koha për aktivitete të tilla është shumë e shkurtër, sepse sezoni veror tashmë ka filluar./Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Qershor, 2022 19:58

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare