Ohri dhe Struga, “fërkojnë duart” para sezonit të ri turistik

Desk
By Desk 26 Prill, 2019 15:34

Pas dimrit Ohri dhe Struga më në fund u gjallëruan. Fundjava festive e zgjatur në të dy qytetet do të sjellë shumë vizitorë. Pushimet në vijim ato të Pashkëve dhe të një majit gjithmonë janë një pikë referimi për atë çfarë sezoni turistik e pret rajonin. Sipas paralajmërimeve punonjësit turistik shpresojnë për një verë të begatë. Më të shumtë për festat e ardhshme janë mysafirët nga Greqia dhe Shqipëria si dhe turistët vendas dhe këtë vit sezonin e hapin mysafirët nga Holanda.

Sipas njoftimeve të deritanishme shohim se prenotimet do të jenë maksimale dhe do të ketë periudha kur nuk do të ketë vende të lira në Ohër dhe Strugë. Nga të gjithë turistët që kemi pasur në 10-15 vitet e fundit me rritje të butë por të sigurt janë turistët holandezë. Për vitin 2020, Korendon dhe Tui duan të kenë fluturim çdo ditë. Ky është një numër i madh për të cilin duhet të shohim nëse kemi kapacitete të mjaftueshme. Nëse i japim të gjitha kapacitetet kjo ndonjëherë nuk është e shëndetshme. Prandaj është mirë të kesh vizitorë nga disa destinacione – tha Kërste Blazheski kryetar i Hotam-it.

Në sektorin e turizmit shpresojnë se anëtarësimi në NATO do të sjellë më shumë vizitorë nga jashtë.

Me hyrjen në NATO do të ketë siguri, sepse shumë operatorët e mëdhenj turistik i ndjekin ngjarjet e ter.ritoret ku shesin prenotimet e tyre. Konsultohen me ministritë e tyre të jashtme dhe ambasadat. Normalisht është mirë kur hyjmë në një familje 30 anëtarëshe e sigurisë dhe ajo fazë e verdhë ose e kuqe në të cilën ishim dikur si një vend i rrezikshëm për udhëtim do të sillte siguri – u shpreh Oleg Malenko punëtor turistik nga Ohri.

Malenko thotë se turizmi ka një perspektivë të mirë sepse hapen shumë tregje të reja. Ka një rritje të numrit të mysafirëve nga Shqipëria me 30% dhe ata nga Bullgaria dhe Serbia për 25%. Bllazheski beson se nevojitet ndërtimi i më shumë objekteve hoteliere dhe autoritetet si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal të përgjigjen pozitivisht ndaj nismës së tyre nga pesë vjet më parë për të zhvilluar një plan urbanistik të detajuar për gjithë bregun e Ohrit dhe Strugës i cili do të kontribuojë në rritjen e ofertës në rajon.

Desk
By Desk 26 Prill, 2019 15:34