Ohri kërkon ndalesë për hyrje nga qytetet e tjera

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 19:20

Ohri kërkon ndalesë për hyrje nga qytetet e tjera

Shtabi i Krizave në Komunën e Ohrit kërkon nga Qeveria që ta shqyrtojë mundësinë e ndalesës për hyrjen e banorëve nga komunat e tjera në këtë qytet. Përveç kësaj, kërkohet të rritet kontrolli për hyrje dhe dalje nga qyteti i banorëve të Ohrit. Autoritetet lokale kanë frikë nga turmat gjatë festave të Pashkëve javën e ardhshme.

Komuna e Ohrit

“Kjo masë është e patjetërsueshme pak para festave të Pashkëve në mënyrë që të zvogëlohet, pra të parandalohet vizita e qytetit për qëllime turistike, fetare dhe rekreative. Kërkesa bazohet në faktin se në Ohër dhe vendbanimet bregdetare përreth ka një numër të madh të apartamenteve dhe shtëpi, pronarët e të cilave gjatë festave të Pashkëve dhe festës së një majit i përdorin për pushime gjatë fundjavës”

Në orët e fundit para fillimit të orës policore, kemi vërejtur radhët më të shumta para bankave në Strugë. Disa qytetarë i respektonin masat dhe distancën fizike, ndërsa disa të tjerët jo, por shërbimet e sigurisë nuk lejonin të hynin në banka pa maska mbrojtëse.

“Sa do të mbrojë maska? Kjo është nga Zoti, nuk ka shpëtim nga kjo. Ku të gjej maskë, nuk kam para”

Turma të mëdha në Strugë kishte edhe në tregun e qytetit. Shitësit pa maska dhe doreza, njëjtë sikur blerësit.

Radhë të gjata kishte edhe para marketeve

“Vij rregullisht të bëj pazar, e jo pse është thënë që 60 orë të qëndrojmë në shtëpi. Kjo është marrëzi. Kur e gjithë bota nuk e praktikon këtë, pse vetëm Maqedonia dhe Serbia e praktikojnë. Duhet të ketë disiplinë dhe ne duhet të jemi në distancë, por jo kështu të na izolojnë”

Situatë e ngjashme në tregjet dhe bankat në Ohër, kështu që disa prej tyre, të detyruar për shkak të numrit të madh të pensionistëve që prisnin të merrnin pensionet e tyre, vendosën të hapnin disa nga filialet e mbyllura.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 19:20