Ohri mbylli dyert për struganët, reagon profesori Qashif Bakiu

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 21:27

Ohri mbylli dyert për struganët, reagon profesori Qashif Bakiu

Kërkesa e Shtabit të Krizës të qytetit të Ohrit për ndalesë të lëvizjes me Strugën ma vërtetoi dyshimin edhe për rastet e tjera se autoritetet e këtij qyteti gjithmonë kanë pasur tendenca ndaj Strugës, qofshin ato etnike, religjioze apo edhe thjesht gjeografike. Ky stigmatizim që vjen nga autoritetet e një qyteti është i pashembullt. Këto debila harrojnë se qyteti i Ohrit ishte ndër qytetet e para me të infektuar me virusin Kovid, dhe askush nuk kërkoi ta izolon. Vendimet për izolim i sjell pushteti qëndror në bazë të argumenteve, dhe nuk jam aspak kundër, përkundrazi i përkrah. por kjo mënyrë është shumë e ulët.

I turpëruar në këto momente të vështira, kur solidariteti dhe humanizmi duhet të jenë tregues kryesor te bashkëveprimit në luftën e përbashkët.

Kësaj here më vjen turp që jetoj me ju në të njëjtin qytet,

Më vjen turp që ju udhëhiqni me Ohrin tim!

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 10, 2020 21:27