Ohri, VMRO-DPMNE fiton në presidenciale, humbi për kryetar komune

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 21:22

Ohri, VMRO-DPMNE fiton në presidenciale, humbi për kryetar komune

Edhe pse ndodhi VMRO-DPMNE të fitojë komunat me shumicë maqedonase, interesante ishte Ohri – ku për kryetar komune fitoi kandidati i LSDM-së, por presidencialet i humbi kandidati i mbështetur nga kjo parti, Stevo Pendarovski, përcjell FLAKA.

Megjihtse në këtë komunë nuk kishte një fitues të qartë, atje do të votohet sërisht me 5 maj kur do të votohet në rrethin e dytë për presidencialet.

Në rrethin e dytë në Ohër forcat do t’i masin kandidati i LSDM-së, Konstatin Gergievski dhe Mitre Milloshevski nga VMRO-DPMNE, ndërsa në Novo Sellë Nikollçe Sotillkov nga VMRO-DPMNE dhe Nikolla Andonov nga LSDM.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 21 prillit, vetëm Dibra zgjodhi kryetarin e ri të komunës, Ohri dhe Novo Sella shkojnë në balotazh më 5 maj.

Dibra u fitua nga kandidati i BDI-së, Hekuran Duka, i cili fitoi mbi 50% të votave në Dibër. FLAKA

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 21:22