Olta Gixhari në jurinë e “Dancing with the Stars”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 22:11

Olta Gixhari në jurinë e “Dancing with the Stars”

Sot kemi mësuar edhe emrin tjetër të anëtares së jurisë së “Dancing with the Stars”.

Me Oltën plotësohet kështu edhe katërshja e jurisë duke filluar me Ilir Shaqirin që do të jetë kryetar i jurisë, Valbona Selimllari si dhe balerina Lori Hoxha.

Olta Gixhari ka qenë pjesë e edicionit të parë të “Dancing with the Stars” kur ky spektakël zhvillohej në Vizion Plus. Nga ana tjetër aktorja e njohur ka qenë edhe pjesë e jurisë së programit “Your Face Sounds Familiar”, ku u vu re se kishte shumë batutë e humor.

Nga ana tjetër Kryefjala.com ka mësuar se këtë vit programi i kërcimit do të ketë edhe një program të përditshëm në formë forumi, ku thuhet se prezantuese e tij do të jetë Kiara Tito.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 18 Shtator, 2023 22:11
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.