Olympiacosi me një shqiptar në Londër, për përmbysjen e madhe!

Olympiacosi me një shqiptar në Londër, për përmbysjen e madhe!

Olympiacosi do të udhëtojë drejt Londrës ku të enjten do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Arsenalit në raundin e 1/16 të Europa League. Skuadra greke do të ketë një forcë më shumë në këtë sfidë ku e pret një mision shumë i vështirë.

Ditën e sotme, Olimpiacos ka zyrtarizuar edhe listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj topçinjve. Ajo që bie në sy është ftesa për në ekipin e parë të Emiliano Bullarit.

Sulmuesi i Shpresave kuqezi është pjesë e ekipit të rinjve të Olimpiacos, por me paraqitjet e tij ka bindur dhe tashmë ka fituar hapësira në ekipin A.

Në fakt, 18-vjeçari pritej të ishte prezent që në ndeshjen e parë, megjithatë mundësia është shfaqur sërish dhe Bullari do shpresoj të ketë minuta në dispozicion.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 26 Shkurt, 2020 09:32

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.