Opel prezanton makinën më tërheqëse të saj

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 22:57

Opel prezanton makinën më tërheqëse të saj

Pas disa muajve që Opel kishte njoftuar se do të prodhojë modelin e ri Mokka, kjo kompani tashmë e ka prezantuar modelin e ri, një model që njofton një ndryshim në dizajn.

Makina u prezantua personalisht nga udhëheqësit e markës. Pa dyshim, ata janë shumë krenarë për Mokka, kështu që nuk është për t’u habitur që Michael Lohscheller qëndroi para makinës kur e prezantoi atë.

Mokka e re është këtu dhe nuk është vetëm një përparim në dizajn. Edhe brendësia e saj tashmë është më shumë digjitale. Çmimi është i njohur gjithashtu, në tregun gjerman Opel do të shkojë nga 19,990 euro.

Projektuar në Rüsselsheim, Opel Mokka ka pajisje të pasura dhe një motor benzinë ​​1.2 turbo me 100 kuaj fuqi.

Në anën tjetër të gamës është Mokka, një version elektrik me një çmim fillestar prej 32,990 euro.

Makina ka 136 kuaj fuqi dhe 250 Nm çifte rrotulluese  dhe me një bateri 50 kWh mbulon 324 km rrugë.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 23, 2020 22:57