OPINION – Artin Spahiu: Të mos lejohet përsëritja e historisë !

OPINION – Artin Spahiu: Të mos lejohet përsëritja e historisë !

Shkruan: Artin Spahiu

artinspahiu1111 Domosdoshmëria e kohës për të gjithë të zotët e mendjes në Maqedoni është që të mos lejohet përsëritja e historisë!  Në fillimet e viteve ’90-ta, kur shqiptarët u mobilizuan në një lëvizje kombëtare siç ishte PPD-ja dhe shihej si rrezik nga pushtetarët e atëhershëm maqedonas me koncept etnocentrik, na u paraqitën forca të ndryshme shqiptare  me fjalor të përkryer kombëtar, romantizëm dhe plot folklor, duke akuzuar dhe shpifur për PPD-në e atëhershme  si servile e sllavit.

Pas një kohe na doli e vërteta se ajo forcë që përçahu shqiptarët ishte frymëzuar dhe krijuar nga organet e sigurimit të shtetit. A s’po përsëritet sot e njëjta histori?

A s’po shohim sot se po krijohen organizime të ndryshme politike gati me te njëjtën retorike dhe sjellje si ajo qe përahu PPD-në?

Sot po njëlloj si atëherë akuzohet partia që unifikoi shqiptarët si e nënshtruar e sllavo – maqedonasve !

Por Tani ka edhe një gjë më idiote! Sot përveç retorikës së rrejshme kombëtare , dikush po keqpërdor edhe ndjenjën fetare të qytetarëve!

Prandaj, sot shqiptarët duke pësuar në  të kaluarën, duhet të kenë mësuar që mos përsëritet e njëjta në të ardhmen!

Sot, të gjithë zotët e mendjes e kanë obligim që të mos lejojnë përsëritjen e historisë në dëm të shqiptarëve.

Të zotët e mendjes sot kanë një mision: dekurajimin dhe stopimin e të gjitha tendencave manipulative që thirren në emër të kombi dhe fesë, ndërsa kanë qëllim përçarjen e  shqiptarëve!

O tani o kurrë , gjersa nuk është bërë vonë dhe pastaj te mos ndjehemi të turpëruar dhe fajtorë për të keqen që na kalon para syve dhe ne nuk reagojmë!

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 18, 2016 21:11

REKLAMA