OPINION | Dy doktorët e famshëm të PDSH-së, shkruan: Enis Elezi

OPINION | Dy doktorët e famshëm të PDSH-së, shkruan: Enis Elezi

Mjekët(doktorët) janë ata të cilët profesioni i tyre bazohet në tre shtyllat kryesore: 1.Diagnoza 2.Parandalimi 3.Shërimi Mjekët e mirë dhe profesionist, në vazhdimësi i njoftojnë dhe i këshillojnë pacientët e tyre se si të kujdesen për shëndetin e tyre, kur duhet të vaksinohen dhe si të parandalojnë sëmundjet dhe infeksionet e ndryshme.
Nëse mjeku dështon në fazën e parë atëherë ai është më vigjilentë në fazën e dytë dhe duhet të shohin vetëm disa simptoma të vogla tek pacienti dhe me shpejtësi e bënë diagnostifikimin, se nga cila sëmundje po vuan ai organizëm dhe me urgjencë i jep pacientit terapinë e duhur për shërim.
Po habitem me ata dy mjekët e PDSH-s doktor Ziadinin dhe doktor Arbenin se si është e mundur që ata si dy mjekë të mëdhenje siç kan qejfë të njihen në popull edhe pse ishin mjek personal të PDSH-së mbi 15 vite, as nuk e parandaluan PDSH-në nga infeksionet dhe sëmundjet dhe as nuk e shëruan!!!!
Kjo më shum i ngjanë shembullit të mjekëve të korruptuar, të cilët me vite të tëra e rrjepin pacientin duke i marrë të holla dhe duke e rrjepur me shpresë se ti nuk je i sëmurë, do të zgjohesh së shpejti nga shtrati dhe do të festojmë së bashku edhe shum vite të tjera, në një moment kur e kuptojnë se më këtij pacienti ja kan rrjepur të gjitha të hollat, e braktisin dhe shkojnë me parat e vjedhura hapin një klinikë tjetër për të vazhduar avazin e vjetër nën një brend të ri. PDSH-ja ishte shtëpi e mrekullueshme për Ziadinin dhe Arbenin kur mundeshte të ju ofron beneficionet e drejtorit, deputetit, kryetarit komunës e bizneseve të ndryshme.
Por në moment kur ata menduan se çatia e PDSH-së ka filluar të pikon dhe më i humbën shpresat se munden të fitojnë ndonjë benefit, ata ikën nga shtëpia e vjetër dhe ndërtuan një shtëpizë të re. Në atë kohë RDK-ja, ju ndihmoi duke jua hapur dyert nëpër të gjitha shtëpitë dhe familjet në Gostivar dhe gjetiu, por dy doktorët tani më të profesionalizuar në fushën e mashtrimit, me tu futur ne familjen e madhe të RDK-së filluan ta përçajnë këtë familje dhe më në fundë tentuan qe të zotit të shtëpisë të ja marin edhe shtëpinë e tij dhe ta dëbojnë nga shtëpia.
Por i zoti i shtëpisë si një psikolog i njohur e zbuloi planin e tyre djallezor e mori shkopin në dorë dhe dy mjekët mashtrues i dëboi nga shtëpia e madhe e RDK-së. Shqiptarët edhe sot e kësaj dite po i shohin këta dy mjekë mashtrues se si bredhin shtëpi më shtëpi, her tek BESA e herë tek Alternativa me të vetmin qëllim kinse në emër të bashkimit të jua marin pronarëve edhe ato dy shtëpiza të vogla që ju kan ngelur.
Rubrika OPINIONE nuk paraqet qëndrimet editoriale të redaksisë. Autorësia e teksteve dhe përmbajtja e të njëjtave paraqesin të drejtë autoriale dhe bindje personale të autorëve. Redaksia
Driton Zenku
nga Driton Zenku 11 Janar, 2020 19:15

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA