Opinion: Mickoski duhet ta dijë, Bruto Prodhimin Vendor është Mërgata jonë!

Shkruan: Driton ZENKU
Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski vazhdon të mbron qëndrimin që diaspora nuk mund të regjistrohet. Sipas tij, të gjithë personat që kanë më shumë se 12 muaj vendbanim të çlajmëruar nga Maqedonia e Veriut, nuk munde që bashkërisht me atë të hyjnë në numrin e përgjithshëm të popullsisë rezidente.
Ai përsërit qëndrimin që as ai dhe as VMRO-DPMNE ato numra nuk do t’i pranonë, dhe se ai nuk do të lejojë që BPV-ja që mbledhet nga tatimi i tij që paguhet ndaj shtetit, të ndahet me qytetarët të cilët mbushin BPV-në e shteteve tjera.
Kur flet për Bruto Prodhimin Vendor – BPV, Mickoski harron një fakt që të gjithë e dinë. E dinë edhe ai, edhe partia e tij e cila deri para 4 vitesh ishte në pushtet për 11 vite. Bruto Prodhimin Vendor – BPV bumin e rritjes e regjistron pikërisht në muajt Korrik – Gusht por edhe Dhjetor – Janar dhe Prill kur një pjesë e mërgatës ndodhen në vendlindje.
Mickoski harron ose dëshiron të harron që rritja ekonomik në Maqedoninë e Veriut nuk vjen as nga turizmi veror dhe as nga turizimi dimëror, kur dihen mirë kapacitetet e këtyre sektoreve. Të hyrat në shtet shënojnë rritje vetëm gjatë periudhës së lartëpërmedur, pra gjatë muajve Korrik – Gusht por edhe Dhjetor – Janar dhe Prill kur një pjesë e mërgatës ndodhen në vendlindje.
Le të interesohet Mickoski se kur shënon rritje të fitimit EVN, Mak Petrol, T-Mobile, A1, Setec, Neptun dhe operatorët e tjerë ekonomik që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në të gjitha qytetete e Maqedonisë së Veriut. Le të interesohet Mickoski se kur shënon rritje dhe në cilën kohë zbrazen depotë e operatorëve ekonomik që merren me shitjen e teknologjisë, teknikës së bardhë, prodhimet ushqimore dhe shumë fushave të tjera.
Le të interesohet ose le t’i tregojnë Mickoskit se në cilën kohë shënon rritje qarkullimi në pikat pagesore të rrugëve.
Le të interesohet ose le t’i tregojnë Mickoskit drejtuesit e kompanive Zhito Luks, Bitolsko, Sutash, Pelisterka, Podravka dhe fabrikave të tjera prodhuese se në cilën periudhë dhe në cilat qytete shënon rritje shitja e prodhimeve të tyre.
Le të interesohet Mickoski se sa tatime mbidhen nga pushteti lokal nga prania e mërgimtarëve gjatë verës apo dimrit në qytetet veri-perendimore të vendit.
Le të interesohet Mickoski se sa mjete grumbullohen nga akcizat e derivateve të naftës në kohën e pranisë së mërgimtarëve gjatë verës apo dimrit në qytetet veri-perendimore të vendit. Le të interesohet Mickoski që sa tatime mbarojnë në arkën e shtetit nga akcizat e naftës, pa harruar akcizat e duhanit dhe prodhimeve të tjera.
Le të interesohet Mickoski se sa TVSH mblidhet nga shfrytëzimi i shërbimeve celulare në në kohën e pranisë së mërgimtarëve në qytetet veri-perendimore të vendit. Le të interesohet Mickoski që sa tatime mbarojnë në arkën e shtetit nga shërbimet e telefonisë celulare.
Le të interesohet Mickoski se si kaluan bizneset lokale sidimos në qytetet veri-perendimore të vendit vitin e kaluar dhe këtë vit nga mosardhja e mërgimtarëve për shkak të pandemisë. Këto biznese tatimet i paguajnë në këtë shtet dhe plotësojnë Bruto Prodhimin Vendor që po përmend Mickoski.
Le të interesohet Mickoski se sa familje maqedonase në qytetet veri-perendimore të vendit sigurojnë të ardhurat e tyre nga shërbimet që ua ofrojnë mërgimtarëve tanë gjatë sezonit të quajtur si sezoni i dasmave. Le të pyes Mickoski se sa salone ondulimi për 1 muaj gjatë Verës sigurojnë funksionimin e biznesit për 1 vit të tërë. Se sa restorante dhe salone dasmash për 1 muaj punë gjatë Verës sigurojnë funksionimin e biznesit për 1 vit të tërë. Le të pyes Mickoski se sa salone për dekorime për 1 muaj punë gjatë Verës sigurojnë funksionimin e biznesit për 1 vit të tërë. E këto biznese kujt po i paguajnë tatime, kujt po i paguajnë energjinë elektrike, shërbimet komunale apo qiratë. Le të interesohet Mickoski se ku përfundojnë këto mjete që vijnë nga kursimet e mërgimtarëve. Kujt po i paguhen tatimet nga gjithë ky qarkullim. Sa për lustrim do të cek analizën e ekonomistit Visar Ademi i cili përmes një përllogaritje ka nxjarrë në përfundim se gjatë një sezoni verirë në Pollog për dasma harxhohen 192 milon euro. Mickoski duhet ta bëjë llogaritjen se sa tatime arkëton shteti nga kjo vlerë e jashtëzakonshme.
Le të pyes Mickoski se sa familje që jetojnë në këtë shtet mbijetojnë me kujdesin e të afërmive të tyre që punojnë në shtetet e perendimit. Le të pyes Mickoski se ku mbarojnë gjithë ato mjete nga ndërtimet që ndodhin nga ana e mërgimtarëve në qytetet veri-perendimore të vendit. Se sa banesa blihen nga mërgimtarët në qytetet veri-perendimore të vendit. Le të pyes Mickoski se sa janë fitimet e fabrikave që merren me prodhimet ndërtimore apo që transportojnë prodhime ndërtimore.
Le të interesohet Mickoski se sa mjete arkëton Fondi Shëndetësor nga shërimi mjekësor ndaj pensionistëve me pensione të shteteve të jashtme. Mickoski duhet ta dijë që vetëm Fondi Shëndetësor, njësia rajonale në Gostivar mbaron vitin me fitim plus gati 800 mijë euro. Le të interesohet Mickoski se sa janë fitimet e Fondit Shëndetësor në qytetet e tjera veri-perendimore, dhe sa janë minuset e Findit në qytetet veri – lindore.
Le të interesohet Mickoski se sa është shporta mujore e një familje që jeton në Maqedoni, dhe sa harxhon një familje e mërguar kur kthehet në vendlindje. Sa për dijenin e tij, shporta mujore në vend nuk lëviz më shumë se 30 mijë denarë, ndërsa një familje mërgimtare vetëm për një muaj qëndrim në vendlindje harxhon minimalisht aq sa një familje që jeton këtu harxhon brenda 1 viti. Them minimalisht dhe aludoj tek shpenzimet e takonshme të mërgimtarëve, duke mos llogaritur shpenzimet për blerjen e një banese, ndërtimin e një shtëpie apo organizimin e një ahengu familjar. Mickoski duhet ta dijë që shpenzimet e një familje që jeton këtu, sigurisht që janë më të vogla se sa shpenzimet e një familje që jeton në mërgim, due llogaritur të gjitha shembujt e lartëpërmendura.
Është e qartë që Mickoski ecën politikën ditore të partisë, por realiteti është ky dhe ai e di shumë mirë. Pandemia, dëshmoi që çka do të thotë një Maqedoni pa mërgimtarët. Mickoski duhet ta dijë që Maqedonia e Veriut nuk ka as detë, as naftë, as kapacitete prodhuese që do të rrisnin zhvillimin ekonomik të shtetit dhe bruto prodhimin vendor. Mickoski duhet ta dijë që turizmi më i fuqishëm në Maqedoninë e Veriut është vetëm turizmi me mërgimtarët, andaj, çdo deklaratë e tillë paraqet çekulibrim të realitetit në Maqedoninë e Veriut.