OPINION: Në mbrojtje të institucionit BFI

OPINION: Në mbrojtje të institucionit BFI

 

Driton Zenku, kryeredaktor

Nuk e kam pasur zakon të shpreh mendimin tim për gjëra që ndodhin në shoqëri. Por, rasti i sotëm në BFI më ngacmoi dhe u detyrova të reagoi.

Në fillim dëshiroj të sqarohem që nuk kam ndonjë mendim për kreun aktual të BFI-së, por ndërhyrja e tillë nga Gjykata më duket e motivuar dhe tendencioze.

Riaseti i BFI është kompetent për emërim – shkarkim të Kryetarit të këtij institucioni, dhe askush tjetër.

Nëse gjykata është bazuar në ndonjë dokument që rezulton të jetë i falsifikuar, urgjentisht duhet ta tërheq vendimin dhe të inicon procedurë për falsifikatorët e dokumentit.

Nuk dua të besoj që në këtë situatë ka gisht ndonjë politikan apo zyrtat i shtetit.

Nuk dua të besoj që në BFI ka ndërhyrje politike, edhe pse, ndërhyrje të tilla për fat të keq ka pasur në Universitetit e Tetovës (viti 2006) dhe në BFI (viti 2015). Por, deri tani ndërhyrje të tilla nuk kemi pa në Universitetin e Shkupit dhe Kishën Ortodokse.

Po ashtu, e çuditshme është periudha në të cilën ndodh ky intervenim, kur dihet se ndodhemi mes dy retheve zgjedhore.

Nëse ka ndonjë keqpërdorim ku do qoftë, është shumë ligjore që institucionet kompetente të ndërhyjnë, por gjykata të vendose se kush duhet ta drejton BFI, kjo gjë më duket e papranueshme.

BFI nuk është institucion qeveritar dhe nuk vendos ndonje zyrtar i shtetit ose gjykatës se kush duhet të drejton këtë institucion, prandaj, uroj që sa më shpejt të kthehet normaliteti në këtë institucion dhe drejtësia të thotë fjalën e vete.

Kreun e BFI e zgjedh struktura e BFI-së, dhe nëse dikush pretendon të zgjidhet duhet të kalon në strukturë dhe jo përmes vendimeve të Gjykatës të bazuara në dokumente të falsifikuara.

Policia financiare nëse ka filluar hetimet, është mirë ta bëjë punën e vete profesionalisht jashtë ndikimit politik. Përgjegjësi duhet të ketë për çdo keqpërdorim eventual.

Për fund, nuk dëshiroj të kuptohem se e mbroj kreun e BFI-së, por institucionin BFI.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 23, 2019 21:18

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.